Shefi i delegacionit të BE-së ambasadori Samuel Zhbogar sot, pas takimit me presidentin e ri Stevo Pendarvskin, u takua edhe me Gordana Siljanovska-Davkovën, e cila në zgjedhjet presidenciale ishte kandidate e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja.
“Ma Siljanovskën u pajtuam se e ardhmja e vendit është në BE. Ende duhet që të punohet shumë që BE-ja të hyjë në jetën e përditshme të njerëzve. Unë dhe zyra ime do t’i përkrahim të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të arrijnë këtë qëllim”, shkroi Zhbogar pas takimit me Siljanovskën.(koha.mk)