Zhbogar: Të gjendet zgjidhja për të ardhmen e PSP-së

Ohër, 18 korrikNgjarjet e fundit lidhur me rastin “Reket” nuk duhet të kenë pasoja ndaj europerspektivave të vendit, konsideron ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar. Përkundrazi, siç thotë, aktivitetet që i ndërmori Prokuroria publike paraqesin funksionim të sundimit të së drejtës.

Gjatë disa viteve të fundit, siç theksoi, PSP me të vërtetë punoi mundimshëm dhe kreu shumë punë të mirë, punoi në ndërtim të praktikës gjyqësore për rastet e korrupsionit dhe shumë mirë i ndoqi veprat penale të cilat dolën nga bisedat e përgjuara.

“Atje punojnë juristë dhe hetues të jashtëzakonshëm. Presë që liderët politik,. të cilët shpresoj se do të takohen nesër, do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për të ardhmen e PSP-së në suaza të Prokurorisë publike”, tha Zhbogar.