Kriva Pallankë, 30 nëntor – Më e rëndësishme është qytetarët të jenë të kënaqur, pasi reformat janë që qytetarët të jetojnë më mirë, ata janë treguesi që do të tregojnë se sa mirë janë bërë. Mendoj se deri më tani keni bërë progres, presim shumë më shumë në të ardhmen. Progres ka në transparencën e pushtetit, transparencën ndaj qytetarëve, mediave, Kuvendi punon shumë mirë, u kthye si dhomë e demokracisë, ku të gjithë debatojnë me argumente, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar pas tribunës së mbrëmshme në Kriva Pallankë.
Theksoi se seanca e kaluar për ndryshimet kushtetuese ka kaluar shumë mirë, siç tha, “pa elektricitet dhe jotolerancë”, ku shihen ndryshime pozitive ndërsa gjithashtu edhe në masat e sigurisë është bërë hap i madh, me propozimin për reforma në DSK.
Tribuna është e para nga seria e dytë e takimeve me qytetarët e BE-së, e titulluar “BE për ty” të cilat mbahen nën moton “Ndërtojmë të ardhme të përbashkët”.
Sipas tij, një prej sfidave më të mëdha për pushtetin në të ardhmen është të punojë në atë që qytetarët të ndjehen të barabartë, se nuk janë nën ndikimin e vetë politikës.
Në tribunë folën edhe bashkëpanelistët Dragan Veliçkovski, drejtor i Institucionit lokal Muzeu i Qytetit dhe Metodi Cvetkovski, kryetar i Qendrës rajonale për bashkëpunim SPEKTRI, të dy me realizimin e më shumë projekteve me parashenjën e BE-së, duke e ndarë përvojën.
Zhbogar para ca kohësh u shpall qytetar nderi i Kriva Pallankës.
“Për mua është nder gjë që sjell edhe përgjegjësi ajo që jam qytetar nderi dhe mu për këtë në konsultim me kryetarin e qytetit mbajtëm punëtori në të cilën nëntëdhjetë persona u njoftuan me mundësitë të cilat i ofrojnë programet e BE-së, ndërsa periudhën e ardhshme do të bëjmë edhe një sërë trajnimesh që të munden të gjithë të interesuarit, secili në domenin e tij të aplikojnë dhe shfrytëzojnë mjete. Kjo komunë nuk ka probleme me ndotjen e ajrit, por u njoftova me nevojat për menaxhimin me mbeturinat dhe ujërat e zeza. Në këtë drejtim e di se tani në implementim është një projekt rajonal për menaxhim me mbeturinat në SIPR me të cilin do të ndërtohet qendër transportuese në Rankovc”, tha Zhbogar.
Sipas tij më e rëndësishme është ajo sepse po bëhet për qytetarët.