Euroambasadori Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Komunën e Strumicës në kuadër të fushatës “BE për ju”. Zhbogar do të takohet me u.d. kryetar i komunës, Kosta Kostadinov dhe do të kontrollojë projektin “Trajtimi i ujërave ndotëse”, financuar nga BE-ja me 5,7 milionë euro.
Projekti parasheh ndërtimin e stacionit filtrues, supervizion dhe përgatitje të studimeve. Zbatohet në bashkëpunim me Minsitrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Strumicës dhe Ndërmarrjen publike për mbeturina komunale.
Fushata “BE për ju” filloi më 27 janar në Kërçovë. Qëllimi është ngritja e vetëdijes dhe informimi i opinionit për ndihmën që e siguron Bashkimi Evropian. Aktivitetet filluan me temën “ekologji”, ndërsa realizohen përmes vizitave në pjesë të Maqedonisë ku BE-ja jep mbështetje për luftën kundër ndotjes dhe sigurimit të “ambientit të pastër për të gjithë” (që është moto e temës).
Mbështetja e plotë financiare e BE-së për Maqedoninë në pjesën e ekologjisë është 80 milionë euro përmes IPA1 (2007-2013), ndërsa ndihma e mëtutjeshme prej 100 milionë eurove do të realizohet me IPA2.