Kryetari i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Azem Sadiku sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar. Në takim u bisedua për zhvillimet dhe ecurinë e procesit parazgjedhor si dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Sadiku në takim potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, prandaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme. Në anën tjetër ambasadori evropian mirëpriti përcaktimet e PDSH-së dhe shprehu pritjet e Brukselit për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të besueshëm zgjedhor.