Sveti Nikollë, 26 shkurt – Raportet e KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë ende nuk janë publikuar, pasi të publikohet do të mund të ndajmë më shumë informacione, ka theksuar sot euroambasadori Samuel Zhbogar duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për raportin e KE-së për progresin e këtyre dy vendeve, raporton KOHA.
Zhbogar i cili është në vizitë në Komunën e Sveti Nikollës dhe ka drekë pune me 18 kryetarë komunash nga rajoni lindor dhe verilindor për sistemin bashkëkohor për menaxhimin e mbeturinave, ka thënë se metodologjia e re e përgatitur nga anëtaret e BE-së do të dorëzohet deri te vendet të cilat duan të jenë anëtare të BE-së.
“KE ka qenë e angazhuar të përgatit raport sa i takon statusit të reformave që duhet të zbatohen nga ana e dy vendeve, të cilët presin hapjen e negociatave me BE-në. Mendoj se edhe dy dokumentet janë në tryezë të shteteve anëtarë të BE-së dhe pasi të shqyrtohen presim të miratohen vendime lidhur me atë”, ka thënë Zhbogar.
I pyetur se në cilën datë do të publikohen raportet për RMV-në dhe Shqipërinë, Zhbogar ka thënë se nuk ka asnjë informatë për datën e mundshme dhe nuk do të dëshironte të ngrit kurrfarë pritjesh.
Ai rikujtoi se në tetor nga ana e shteteve anëtare të BE-së është theksuar se data do të ishte diku para muajit maj. “Ashtuqë ende asgjë nuk mund të them”, ka thënë Zhbogar.
I pyetur nëse bombat që janë lëshuar nga ana e deputetit Antonio Milloshoski do të ndikojnë në procesin zgjedhor dhe retorikë më të ashpër zgjedhore, Zhbogar me përgjigje se BE e ndjek fillimin e procesit zgjedhor në vend.
“Unë sinqerisht shpresoj se gjatë fushatës zgjedhore përfaqësuesit e juaj politik do të fokusohen në këto çështje dhe të mund të japin përgjigje adekuate dhe shpresë për të ardhme më të mirë të qytetarëve, të të rinjve që ata të mbeten në vend”, ka thënë Zhbogar. (koha.mk)