Manastir, 8 qershor – Zgjidhja e kontestit shumëvjeçar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë do të jetë mirë për të dyja shtetet, por edhe për rajonin dhe për gjithë Evropën, deklaroi sot ambasadori i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar gjatë vizitës në Parkun nacional “Pelister” në Manastir.
Sipas ambasadorit Zhbogar, nevojiten durim dhe besim që kjo të ndodhë.
“Të gjithë këtu me padurim i presim rezultatet nga negociatat dhe bisedimet shumë intensive që janë në vijim. Mendoj se të dyja palët do të mund të gjejnë zgjidhje cila përveç që për të dy shtetet do të jetë mirë për gjithë rajonin dhe gjithë Evropën. Që kjo të ndodhë ne duhet të kemi durim dhe besim se kjo do të ndodhë”, deklaroi Zhbogar, i cili së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni Luiza Uinton e vizituan Parkun nacional “Pelister” në Manastir.