Shkup, 10 korrik – Nevojitet që të gjitha vendet t’i zgjidhin çështjet bilaterale me fqinjët dhe me vendet anëtare të BE-së në rajon. Asnjëherë nuk do të gaboni nëse investoni në miqësi me fqinjët. Duhet që të keni një rreth miqsh rreth jush. Hapat e parë janë me të vërtetë inkurajues. Ne nuk jemi inkuadruar në marrëveshje, por shpresoj se do të finalizohet dhe nënshkruhet në gusht. Kjo do të tregojë vendosmëri të vetë Qeverisë që sërish të ndërtojë këtë rreth të miqve me fqinjët. Këtë në pyetjen e gazetarëve për bazën e arritur për kompromis për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Bullgarisë e theksoi euroambasadori Samuel Zhbogar në pres konferencën e përbashkët me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, lidhur me samitin e ardhshëm në Trieste. Zhbogar tha se që t’i përgjigjet kësaj pyetje duhet që të kujtojë formimin e vet BE-së pas Luftës së Dytë Botërore thelbi i së cilës është ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ai theksoi se me ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me fqinjët që janë pjesë e BE-së vendi do të ketë miq që fuqishëm që do ta shtyjnë eurointegrimin e tij. Sipas tij, nëse marrëveshja nënshkruhet dhe mbahet debat në Kuvend i cili do të përfundojë me vendim për ratifikimin e tij në disa nga muajt e ardhshëm, kjo do të jetë shumë inkurajuese për vendin.