“Mos marrja e datës për fillim të negociatave nuk nënkupton se ky është fundi i rrugës. Hapja e negociatave është një akt simbolik. Ajo është e rëndësishme, por në thelb nuk ndryshon jetën e njerëzve. Jetën e njerëzve e ndryshojnë reformat”, tha në një intervistë për MIA euro-ambasadori, Samuell Zhbogar.
“Reformat në gjyqësor, reforma në mjedisin jetësorë, reforma në ekonomi, shëndetësi, arsim…Procesi i zgjerimit është këtu që të ndihmoj dhe nxit reformat. Por kjo nuk është këmbim për reformat. Do të vazhdojmë të mbështesim vendin në gjithë procesin reformues dhe shpresoj për gjysmë viti do t’i kthehemi kësaj çështjeje dhe metodologjisë që duhet të arrihet mes liderëve”, ka deklaruar euroambasadori Samuell Zhbogar.