Zhbogar: Jam i bindur se Raporti i KE-së do të rekomandojë negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut

Javën e ardhshme Komisioni Evropian do ta publikojë Raportin për gjendjen në vend dhe mendoj se ai do ta reflektojë progresin e madh që është arritur në shtet vitin e kaluar. Unë jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së veriut, tha sot komisari evropian Samuel Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjen e parashtrua nga MIA nëse vendi do të marrë raport pozitiv dhe datë për negociata.

Shtoi se vendimin për hapjen e negociatave e sjellin vendet-anëtare të BE-së mbi bazë të raportit të KE-së.
“Një vendim i tillë presim të ndodhë në qershor dhe shpresojmë se pikërisht kjo do të ndodhë. Konsideroj se vendi vitin e kaluar me të vërtetë e ka treguar përkushtimin e tij Bashkimit Evropian dhe reformave. U morën disa vendime të rëndësishme edhe opozita edhe Qeveria punojnë në disa ligje të rëndësishme dhe konsideroj se keni me çfarë të lavdëroheni dhe shpresoj, gjithashtu, se do të jeni shembull në rajon për vend i cili është i përkushtuar në reforma”, tha euroambasadori Zhbogar, i cili sot ishte në Strumicë në projektin kulturoro-artistik “Art dhe ujë – magjia e jetës”, që u mbajt në stacionin e filtrimit për ujëra të zeza.(koha.mk)