Zhbogar: Fokusi do të vendoset në gjetjen e zgjidhjes për ligjin e prokurorisë publike

Vevçan, 12 shtator – Euroambasadori Samuel Zhbogar sot dërgoi apel te partitë politike të vazhdojnë me përpjekjet për të gjetur konsensus për ligjin e prokurorisë publike.

Në deklaratën e dhënë në Vevçan, euroambasadori porosit se fokusi duhet të vendoset në atë të gjehet zgjidhje dhe të kthehet besimi te qytetarët dhe se për momentin ajo është shumë më e rëndësishme se sa data për fillim të negociatave.

“Tani për tani nuk është gjetur zgjidhje. Nuk është arritur pajtim. Por, ne edhe më tutje do të punojmë në atë sërish të shohim se çka do të ndodh me lëndët e lidhura me ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Zgjidhja ende nuk është arritur, por duhet ta arrijmë, ta gjejmë atë zgjidhje. Dërgojmë apel deri te dy partitë politike të vazhdojnë me përpjekjet e tyre të mundohen të gjejnë konsensus në lidhje me këtë çështje”, thekson Zhbogar.

Nëse restaurohet ai besim, thotë Zhbogar jam i sigurt se edhe ne në BE do ta njohim dhe do ta pranojmë atë besim.

Ai konsideron se Prokuroria Publike mund t’i ndërmarrë lëndër e PSP-së dhe se ka logjikë për t’u bashkuar PSP dhe PTHP.

“Mendoj se PSP përfundoi një punë të rëndësishme. Mendoj se viteve të fundit kanë punuar në raste të rëndësishme, duke u dhënë rëndësi veprave të rënda penale. Besojmë se këtë punë mund ta vazhdojë Prokuroria Publike ashtu që mendojmë se ka logjikë në atë të bashkohen PSP me PTHP-në. Aq sa e kuptojmë edhe të dy palët pajtohen me atë”, thotë Zhbogar duke shtuar se i përbashkët është zhgënjimi me zhvillimin e ngjarjeve në shtet. (koha.mk)