Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe eurokomisari Samuel Zhbogar në takimin e sotëm kanë biseduar për prioritetet e Qeverisë së re dhe për përkushtimin e saj në integrimet evropiane. Ky ka qenë takimi i parë i Zaevit pas marrjes së funksionit si kryeministër me euroambasadorin Zhbogar. “Nuk ka qëllim më të mirë për Maqedoninë nga eurointegrimet dhe anëtarësimi në NATO. Kemi biseduar për të gjitha detajet dhe për detyrimet e Qeverisë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Kemi biseduar për projektet e filluara dhe për atë që do të thotë kontinuitet në punën në këtë drejtim. Kemi biseduar më së shumti për reformat. I kemi definuar afërsisht axhendat të cilat janë para nesh”, deklaroi Zaev pas takimit.
Zaev tha se Qeveria e re e Maqedonisë do të bëjë gjithçka që t’i plotësojë pritjet e BE-së dhe këto të jetë mjaftueshëm arsye që të hiqet rekomandimi me kusht. “Për shkak të kësaj kemi kontraktuar mbledhje me komisarin Han dhe ekipin e tij. Ai do t’i thotë pritjet dhe rezultatet e tij. Njëri ka qenë zgjedhjet të rregullta dhe kredibile dhe kriza politike ja tashmë përfundoi. Me siguri ai diçka do të komunikojë të ndërlidhur për reformat dhe do të pret rezultat nga ne”, tha Zaev. Kryeministri e ka njoftuar Zhbogarin me të gjithë ministrat dhe kompetencat e tyre, si do të vendosen këshillat dhe çfarë do të jetë përkushtimi i procesit integrues nga ky aspekt – reforma, përmirësim i marrëdhënieve ndërfqinjësore, komunikim me Brukselin dhe Bashkimin Evropian… “Qëllimi, siç tha Zaevi është nga të gjitha aspektet e mundshme të lëvizin proceset që Maqedonia sa më shpejt të bëhet anëtare e Unionit. Sipas Zaevit, Qeveria e re është komplet me orientim optimist dhe do të doja që kjo energji pozitive t’i bartet qytetarëve.
Ambasadori Zhbogar, fillimisht e uroi Zaevin për detyrimin që e ka ndërmarrë si kryeministër në këtë, siç tha, periudhë të rëndësishme për vendin. “Tani kemi Parlament funksional dhe Qeveri funksionale dhe kjo na jep besim se vendi del nga kriza dhe se mund të shihet e ardhmja me optimizëm”, tha Zhbogar. Erdha, siç tha, t’ia bartë kryeministrit gatishmërinë tonë që të ndihmojmë, të sigurojmë ndihmë për gjithë atë që do t’i nevojitet Qeverisë në lidhje me reformat. Euroambasadori tha se në mbledhje gjithashtu është bërë fjalë për atë se të gjitha partitë politike dhe qytetarët duhet të përfshihen në reformat e nevojshme në procesin eurointegrues.