Takimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras është lajm i mirë sepse vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen problemet dhe çështjet e hapura, deklaroi sot në Manastir euroambasadori Samuel Zhbogar. “Në muajt e fundit të dy qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë me të vërtetë vendosën dialog shumë intensiv me qëllim që të munden të krijojnë atmosferë e cila do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes dhe duket se takimi i djeshëm mes të dy kryeministrave është themel për mirëkuptim më të mirë që do të jetë mirë jo vetëm për të dy vendet, por edhe për tërë rajonin dhe tërë Evropën dhe kuptohet për të gjithë ne”, deklaroi Zhbogar.
I pyetur nëse e ndan optimizmin se problemi do të zgjidhet deri në korrik edhe Maqedonia do të marrë datë për negociatat me BE-në, Zhbogar tha se duhet të besohet në optimizmin e kryeministrave dhe Qeverive të të dy vendeve. Paralajmëroi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë intensive në relacionin BE dhe Ballkani Perëndimor.
“Shumë punë do të ndodhin çdo muaj, punë që nuk kanë ndodhur më herët. Komisioni Evropian në shkurt do ta publikojë strategjinë e tij e cila do të sigurojë vizion për rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Në prill KE do t’i shpallë raportet për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, ndërsa në maj e kemi Samitin e Sofjes i cili është shumë i rëndësishëm sepse është Samit mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai do të jetë samit në të cilin do të takohen kryeministrat e shteteve anëtare të BE-së dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor ku do të bisedojmë për çështjet të cilat janë me interes të përbashkët si për BE-në, ashtu edhe për rajonin”, tha Zhbogar. Në qershor, sërish, është samiti i Këshillit Evropian në të cilin, ashtu siç citoi, priten shumë vendime të rëndësishme lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për hapje të mundshme të negociatave inkuadruese me vendet e Ballkanit Perëndimor.