Shkup, 19 shtator – Shumë shpejt qytetarët do të vendosi për rrugën e ardhmërisë së tyre dhe raportet e tyre të ardhshme me Bashkimin Evropian. Ka shumë emocione në këtë vendim dhe kuptojmë se vendimi nuk është i lehtë, por jemi të bindur se qytetarët do të vendosin drejtë dhe do ta respektojmë këtë vendim, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar në mbledhjen e 15-të të Komitetit të përzier parlamentar të BE-së dhe Republikës së Maqedonisë.
Ai theksoi se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë një nga parimet e BE-së dhe për këtë shkak, siç theksoi Zhbogar, i përshëndesim marrëveshjet, që i keni nënshkruar me Bullgarinë dhe me Greqinë.
“Për shkak të këtyre marrëveshjeve dhe përkushtimit tuaj ndaj reformave tani ka progres në rrugën evropiane dhe kjo i mundësoi Këshillit të hap rrugë për bisedime inkuadruese në qershor të vitit 2019, potencoi ambasadori i BE-së në Maqedoni.
Ai deklaroi se Unioni është mbështetës i madh i angazhimeve reformuese të Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të drejtësisë, duke theksuar se do të vazhdojnë të përkujtojnë në nevojën për reforma dhe se do të japin ndihmë në lidhje me zbatimin e disa reformave kyçe në vend.
“Përmes programit “Erazmus plus” kemi mbështetur mbi 5.000 të rinj të mësojnë dhe punojnë në mbarë Evropën. Me projektet për përmirësim të infrastrukturës, qytetarët dhe subjektet afariste mund të udhëtojnë më lehtë në vende tjera dhe qytete tjera. Punojmë në përmirësimin e mjedisit jetësor përmes stacioneve të filtrimit dhe menaxhimit me deponitë”, tha mes tjerash Zhbogar.
Ambasadori i BE-së në Maqedoni së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovskin, si dhe deputetët anëtarë të Komitetit të përzier nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Parlamenti Evropian shkëmbyen mendime për raportet mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë.
“Aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin e kaluar janë zhvilluar në dy drejtime: zbatim i reformave të thella dhe të qëndrueshme në sundimin e drejtësisë dhe ndërtimin e institucioneve të pavarura, si dhe ripërtëritje e pozicionit të Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë primare përmes avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore”, theksoi Zhernovski.
Ai potencoi se në mënyrë të veçantë duhet të na gëzojë fakti që projekti për integrim në BE na bashkon në linjë etnike dhe me këtë na bën akoma më të fortë.
Në mbledhjen u debatua për rezultatet nga Plani 3-6-9 dhe Plani i ri reformues 18, për çështje nga sundimi i drejtësisë me theks në reformat zgjedhore, reformat në gjyqësi, në sistemin e inteligjencës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, punën e PSP-së, gjendjen me media, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.
Raport për Dialogun Zhan Mone do të prezantojnë eurodeputetët të cilët janë drejtpërdrejtë të kyçur në proces. Në fund të mbledhjes do të miratohen rekomandime të përbashkëta.