Zhbogar dhe Zhernovski: Ecim para së bashku me evropianët e rinj

Shkup, 5 dhjetor – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, sonte mbajtën fjalim në ceremoninë përmbyllëse të Samtit rinor Shkup, që u mbajt në Qendrën Kulturore për të i Rinj prej 3 deri më 5 dhjetor dhe në të cilin morën pjesë 200 aktivistë të ri për të drejtat e njeriut, përfaqësues nga sektori civil, artistë dhe politikanë të ri nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Serbia BeH, Kroacia, Kosova, Sllovakia, Rumania, transmeton gazeta KOHA.

Zhernovski dhe Zhbogar e vlerësuan Samitin si ngjarje të rëndësishme rinore në rajon dhe mundësi të shkëlqyer të promovohet uniteti demokratik i cili e përforcon diskursin pro-demokratik dhe bindjen mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, duke u lejuar të lidhen, të mësojnë me njëri-tjetrin, duke fituar mirëkuptim më të madhe për lëvizjen politike dhe shoqërinë civile nëpër botë, kumton MPJ.

“Për mua, të rinjtë janë sinonim dhe energji, entuziazëm dhe inovacion, gjithmonë të përgatitur të arrijnë në zgjidhje të reja për sfidat me të cilat ballafaqohen”, theksoi Zhernovski.

Zhernovski i potencoi edhe vizionet, angazhimet dhe hapat e Qeverisë, orientuar drejtë Bashkimit Evropian dhe vlerat e saj, e me këtë edhe drejtë përmirësimit të jetës së qytetarëve në një ambient politik të lirë dhe demokratik.(koha.mk)