Shkup, 27 gusht – Me kërkesë të tij mëngjesin e sotëm Zharko Llukovski, ish-drejtori kryesor ekzekutiv në “T-Mobile”, ka dhënë deklaratë në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar për rastin “Zhvatja”, informojnë nga Prokuroria, njofton Koha.mk
Siç sqarojnë nga Prokuroria, kjo deklaratë e Llukovskit është plotësim i rrëfimit të tij paraprak për rastin e njëjtë.
Ndryshe, dje në cilësinë e dëshmitarit deklaratë në Prokurori për rastin “Reket” ka dhënë edhe biznesmeni Orçe Kamçev.
Llukovski përmendet në një audio bisedë që i ka publikuar gazeta italiane “La Verita” në internet faqen e saj.
Sipas aktakuzës në rastin “Stacione bazë” që në PSP e udhëheq prokurja Lile Sfefanova, Zharko Llukovski dyshohet për keqpërdorim të 3,5 milionë eurove në dobi të “Beton” SHA Shkup, ndërsa në dëm të aksionarëve të T-Mobile, mes të cilëve edhe shtetit. (koha.mk)