Luciano Spalletti nga sot nuk do të jetë më një trajner i Interit. Klubi e ka shkarkuar italianin ditën e sotme, ku pritet që për çështje orësh të zyrtarizohet në krye të stolit Antonio Conte. Ka qenë presidenti Zhang ai që ka përshëndetur Spallettin.
“Një trajner, një mësues, një mik. Ke dhënë gjithmonë më të mirën, në diell edhe në shi. Kjo aventurë 2 vjeçare do të thotë shumë për Interin dhe mua personalisht. Nuk do ta harrojmë përkushtimin tënd kurrë, ndaj të falenderojmë nga thellësia e zemreës. Ti nuk do të jesh më trajenr i Interit, por do të jesh gjithmonë trajner i im. Faleminderit Spaleti.”, shkruan numri 1 i zikaltërve në profilin e tij në “Instagram”.