Brazilia, 29 tetor – Djathtisti Zhair Bolsonaro është presidenti i ri i Brazilit pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dje e fitoi majtistin Fernando Hadad. Tribunali Zgjedhor i Lartë në Brazil e shpalli Bolsonaron president të ri të shtetit më të madh në Amerikën e Jugut. Në bazë të 96 për qind të votave të numëruara, Bolsonaro i fitoi 55,5 për qind ndërsa Hadad prej Partisë punëtore i fitoi 44,5 për qind të votave.
Anketat para zgjedhjeve treguan se Bolsonaro është favorit për këto zgjedhje. Bolsonaro është kandidat i Partisë Konservative socialo-liberale, ndërsa mediat shpesh e quajnë “Trampi brazilian”. Ky krahasim ishte për shkak të deklaratave të tij në fushatë për të drejtën e brazilianëve që lirshëm të blejnë dhe mbajnë armë, për mbrojtjen e ekonomisë kombëtare dhe kufizimin e ndikimit të Kinës. Ai është ish-kapiten ushtarak. Në raundin e parë para dy javësh midis 13 kandidatëve i fitoi 46 për qind të votave.