Zgjoheni shpesh natën? Ja çfarë thotë për shëndetin tuaj

171

Të gjithëve na ndodh që të ngrihemi natën. Ka netë që çohemi më shpesh dhe ka ditë të tjera që mund të zgjohemi edhe çdo një orë. Është kjo një arsye për tu shqetësuar apo është normale përderisa i ndodh të gjithëve? Nëse zgjoheni mes këtyre orëve, ja çfarë do të thotë për ju!

21:00 – 23:00. Kjo është koha kur sistemi endokrin i ngarkuar me hormone dhe metabolizëm është i ekuilibruar. Nëse keni probleme me gjumin në atë pjesë të natës, atëherë mund të stresoheni dhe shqetësoheni nga ngjarjet që keni përjetuar atë ditë ose çfarë ju pret të nesërmen. Kjo prish rrjedhën e energjisë. Bllokimi i energjisë nga sistemi endokrin mund të ndodhë gjithashtu nëse nuk hani siç duhet ose hani shumë vonë.

23:00 deri 1:00. Të zgjohesh në këtë kohë tregon se diçka po të shqetëson, domethënë që ju urreni diçka (po kafshoni veten për diçka) – ndoshta diçka që keni thënë, keni bërë, ose ndoshta duhet të keni bërë, por nuk e keni bërë. Në këtë kohë, fshikëza e tëmthit është aktive, kështu që zgjimi në atë kohë mund të tregojë se po konsumoni shumë yndyrë të sëmurë.

NGA 1:00 NË 3:00. Nëse zakonisht zgjoheni në këtë kohë, atëherë ndoshta jeni të zemëruar dhe të frustruar, domethënë jeni plot energji negative gjatë ditës, kështu që kjo reflektohet në gjumë. Duhet patjetër të relaksoheni pasi kjo dëmton proceset që ndodhin në trupin tuaj. Kjo kohë e natës është shumë e rëndësishme për trupin, pasi kjo është kur ai në mënyrë më aktive largon toksinën, dhe rigjenerohet. Mëlçia çliron toksina, krijon molekula të rëndësishme për tretjen, kontribuon në krijimin e gjakut të ri, etj. Nëse diçka nuk shkon me të, ju do të zgjoheni në këtë kohë.

NGA 3:00 DERI NË 5:00. Hidhërimi dhe dhimbja janë arsye të mundshme për t’u zgjuar në këtë kohë, nëse shikojmë aspektin shpirtëror të jetës. Për arsye fizike, është e mundur që të jeni të ftohtë ndërsa flini dhe proceset në trupin tuaj nuk mund të zhvillohen siç duhet. Gjithashtu, zgjimi në këtë kohë mund të tregojë probleme në mushkëri dhe marrje të pamjaftueshme të oksigjenit.

NGA 5:00 DERI NË 7:00. Në këtë kohë, zorra e trashë është aktive, dhe toksina që filtrohet gjatë natës largohet ngadalë nga trupi. Zgjimi në këtë kohë mund të nënkuptojë se keni ngrënë shumë vonë ose keni zakon të hani ushqime të këqija dhe jo të shëndetshme plot me substanca të ndryshme të dëmshme, shkruan Higher Perspective.

Comments are closed.