Në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Christian Panuçi ka rënë në sy edhe emri që ka krijuar jo pak debat mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po flasim për mbrojtësin e Hajduk Split, Ardian Ismajli, ish-pjesë e Kosovës U-21 në eliminatoret e Europianit 2019.
Ai ka postuar foton e tij të parë si kuqezi, në grumbullimin që ka nisur ditën e sotme në Tropikal. E ndërsa FSHF ka shpejtuar ta publikojë në faqen zyrtare në Instagram, vetë lojtari i lindur dhe rritur në Prishtinë, ka postuar këtë mesazh: “Shumë i lumtur dhe krenar që do ta përfaqësoj gjithë Shqiptarin”.