Shkup, 21 shtator – Në natën e katërt të edicionit i 14-të me radhë të FNT Skupifestival Shkup, mbrëmë në hapësirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit u dha shfaqja “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind, në regji të Zana Hoxhës, vënë në skenë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, si dhe Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet nga Prishtina, informon Koha.mk
Kjo shfaqje u prit shumë mirë nga publiku i festivalit. Edhe në netët në vazhdim, shfaqjet do nisin nga ora 20: 00, dhe do të luhen në hapësirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit.
Sonte vazhdojmë me shfaqen “Pula” me autor A. P. Çehov dhe Niloja Koliada nga produksioni teatror i SPAM Studios Sofje, Bullgari. Performanca “Pula” është një performancë jo standarde e cila mbulon problemet e artistëve bashkëkohorë në teatrot shtetërore dhe problemi në lidhje mematerializmin agresiv i cili na rrethon. Heronjtë e kësaj performance Nina Zareçnaja dhe Aleksadër Timofeiç ëndërrojnë për të shkuar në kryeqytet ndërkohë që ata dashurohen dhe e gjejnë lirinë e tyre personale në art. Por gjithashtu ato bien në vorbullën e ambienteve dhe miqësive false.
Tërë aktiviteti i programit të festivalit do të mbahet sipas protokollit për Kovid 19, dhënë nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Publiku është i obliguar të mbajë maska. (koha.mk)