Zgjim në 5 e 30 të mëngjesit, pa tualete dhe telefona, stërvitje “ferri” për skuadrën e Bundesligës

Skuadra gjermane e Augsburgut, i ka befasuar të gjithë me destinacionin e zgjedhur për zhvillimin e fazës përgatitore.

Ata kanë udhëtuar në Alpet zviceriane për t’u përgatitur për sezonin e ri. Sipas trajnerit Shmid, stërvitja në këto kushte e ndihmon skuadrën të ndërtojë një frymë më të mirë dhe një formë më të lartë altetike.

Ndryshe nga skuadra e tjera, që zgjedhin resorte fantastike, futbollistëve të Augsburgut do t’iu duhet të kalojnë disa ditë duke jetuar në kushte jo fort të përshtatshme, për lojtarë të këtij niveli.

Lojtarët dhe stafi do të flenë në kabina, teksa do të kenë me vete pajisje bazë, pa dushe apo tualete brenda kabina.

Ata nuk mund të përdorin telefonat celularë, teksa duhet të ngrihen nga gjumi në orën 5 e 30 të mëngjesit, për të qenë gati për disa ngjitje malore.

Sipas trajnerit, kjo gjë bëhet për të kuptuar aftësitë dhe kufizimet e secilit lojtar. Shmid gjithashtu beson se kjo metodë do të ndihmojë lojtarët të përballojnë nëse gjërat shkojnë keq gjatë sezonit.