Shkup, 3 nëntor – Tendenca e të rinjve që të punësohen në sektorin publik është moment i rrezikshëm dhe negativ në shoqërinë tonë dhe është veçanërisht i theksuar te bashkësitë etnike nën 20 për qind, deklaroi Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve. “Të nevojshme janë zgjidhje sistematike dhe zgjidhje të këtyre problemeve. Masat për vetëpunësim duhet në mënyrë shtesë të promovohen te komunitetet nën 20 për qind për shumë arsye, por edhe të gjinden mekanizma që të motivohen dhe përfshihen pjesëtarët e të gjitha komuniteteve”, deklaroi Hoxhiq në forumin “Masa për nxitjen e sipërmarrësve te grupet etnike të joshumicës”, në organizim të fondacionit “Servisi i sipërmarrësve për të rinj” dhe Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve. Theksoi se të gjitha problemet të cilat shoqëria e Maqedonisë i ka janë më të shtuara te pjesëtarët e komuniteteve dhe kështu në të gjitha sferat. “Një pjesë e madhe e të rinjve mendojnë të zhvendosen. Ky është problem i madh që e ngarkon shoqërinë e Maqedonisë, por është problem shtesë i shtuar te pjesëtarët e komuniteteve”, deklaroi Hoxhiq. Në kuadër të projektit është zbatuar studim multietnik hulumtues për sipërmarrësi të të rinjve, me të cilin janë përfshirë 115 sipërmarrës të rinj të moshës deri në 35 vjet.