Pritjet e gjata për të dalë nga lagja e Çairit pritet ti takojnë të kaluarës. Kaosi që një kohë të gjatë ekziston në këtë pjesë të Shkupit, me projektin e Komunës së Çairit, për shndërrimin e rrugëve njëkahshe duhet të marrë fund. Qytetarët e kësaj ane shprehen optimist së ky projekt atyre do t’ju ofroj rend dhe krijimin e vendeve të reja për parkim
Omer XHAFERI
Shkup, 13 shtator-Komuna e Çairi e ka filluar procedurën për furnizim publik për përgatitjet e projektit bazë për realizimin e rrugëve njëkahshe në lagjen e Çairit. Në një prononcim për gazetën KOHA, nga Komuna e Çairit, njoftojnë se ndryshimi i rrjedhës së komunikacionit në lagjen e Çairit, pritet të bëhet të dy krahët e rrugës “Kemal Sejfulla” e cila në një farë mënyrë e ndanë këtë lagje në dy pjesë. Analizat paraprake të realizuar nga Komuna e Çairit, thonë se regjimi njëkahësh i zhvillimit të komunikacionit në lagjen e Çairit duhet të funksionojë në këto rrugë: “Arhiepiskop Dositej”, “Resenska”, “Strumicka”,”Vukovarska”, “Zhikica Spanac”, “Gjorgji Tomovski”,”Dobri Daskallov”,”Emin Duraku”,”Kërste Arsenov” dhe “Kemal Sejfullah”. “Kjo procedurë është shpallur me datë 5 shtator dhe e njëjta pritet të zgjasë deri në 60 ditë. Pas përmbylljes së kësaj procedurë vazhdon faza e përzgjedhjes së një operatori ekonomik që do ti zbatojë punimet për mbarëvajtjen e regjimit të rrugëve njëkahshe. Detyrë e këtij operatori do të jetë vendosje e sinjalizim rrugor dhe shenjave të komunikacion se në çfarë drejtimi duhet të lëvizin automjetet.
Paralelisht autoritet e komunës me qëllim realizimin e suksesshëm të këtij projekti do të zhvillojnë takime me banorët që jetojnë nëpër këto rrugë dhe të njëjtit do ti njoftojnë për përparësitë dhe dobitë që burojnë nga ky projekt”, thonë nga Komuna e Çairit. Mes tjerash nga atje sqarojnë se qëllimi i këtij projekt është se lehtësimi i trafikut dhe qarkullimi i liri i veturave. Mbi popullimi i pakontrolluar ndër vite i lagjes së Çairit, paraqet njërin prej faktorëve kryesor sepse qytetarët e kësaj ane të Shkupit hasin në pengesa të shumta gjatë hyrje-daljeve me vetura nga banesat e tyre. Ngritja e ndërtesave të reja nga njëra anë dhe hapja e lokaleve të ndryshme përreth rrugëve, po ashtu paraqet pengesë që e ngadalëson qarkullimin e lirë të komunikacionit. Faktorë shtesë që ndikon në krijimin e kaosit në komunikacion në rrugët e theksuar është mungesa e madhe e vendeve për parking. Të detyruar për të gjetur zgjidhje banorët që jetojnë në këtë pjesë të Çairit detyrimisht veturat e tyre i parkojnë parqet, të cilët dita ditës po zvogëlohen. “Rrugët nga ku do të hyhet në lagje apo nga do të dilet ende nuk janë precizuar. Kjo është detyrë e kompanive që do të konkurrojnë, të cilët në bazë të gjendjes faktike të rrugëve në terren duhet të japin propozime-projekt, ku gjithashtu do të theksohet edhe çështja e hyrje-daljeve. Gradualisht me afrimin e projektit dhe sqarimi të detajeve komuna do të konsultohet edhe me qytetarët për të kuptuar idetë dhe propozimet e tyre se cila është mënyrë më e mirë, respektivisht cilët prej rrugëve të apostrofuar do të bëhet njëkahëshe”, theksojnë nga Komuna e Çairit. Zbatimi në praktikë i këtij projekti për banorët e kësaj ane është tejet i mirëpritur. Me vendosjen e rendit dhe kujdesit institucional, gjegjësisht kontrollit policor banorët vlerësojnë se në masë të madhe do të reduktohej kaosi i cili bëhet nga personat e pandërgjegjshëm. Njëherit ata shprehen se me vendosjen e regjimit të rrugëve një kafshe, do të krijohen edhe vende të reja parkimi. Në kuadër të rrugëve në fjalë, në këtë pjesë të Çairit ekzistojnë një varg institucionesh, duke filluar nga çerdhe, shkolla, një poliklinik dhe dy xhami.