Biznesi inovativ i Maqedonisë PowerAD nga Strumica është selektuar në grupin e 50 start ap bizneseve konkurrente përparuese nga e gjithë bota në forumin e investitorëve privat më të mëdhenj të zgjedhur nga Forumi investues botëror i engjëjve të biznesit.
Me atë, siç informojnë nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë, në Forum do të fitojnë mundësi direkte ekskluzive për financimin e idesë së biznesit personal nga investitorët e shumtë të pranishëm në forumin vjetor, të cilët vijnë nga rrjetet evropiane dhe botërore të engjëjve të biznesit.
“Tërësisht jemi të bindur se ky sukses do të inkurajojë edhe shumë bartës të tjerë të Maqedonisë të ideve konkurrente dhe inovative t’i zhvillojnë projektet e tyre zhvillimore sipas modeleve të WBAF të cilët nxisin zhvillim të përmbajtur organizues”, deklaroi Senatori i WBAF për Maqedoninë Leonid Nakov.
Ksenija Vangelova, drejtor i BIC-SR-Qendra rajonale e biznesit për inovacione theksoi se sukses i madh është që start ap PowerAS nga Strumica u gjet mes 50 inovatorëve të parë të Forumit Botëror në konkurrencë të madhe dhe shtoi se ky është vetëm fillimi i prezantimit të ideve inovative të Maqedonisë si potencial për investime nga investitorët dhe mundësi për rritje të projekteve sipërmarrëse të Maqedonisë së Veriut.
Forumi mbahet në Stamboll, ndërsa delegacionin e Maqedonisë e ka udhëhequr ministri i obliguar për Rregullimin e përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq.
Në Forum marrin pjesë mbi 1.000 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota, nga institucionet ndërkombëtare dhe shtetërore financiare.
“Qeveria dhe të gjitha institucionet tjera të Republikës të Maqedonisë së Veriut, bëjnë përpjekje të mëdha për përparimin e klimës së biznesit në shtet. Shteti ynë është i hapur për të gjithë investitorët e huaj dhe vendor, mes të cilëve edhe për engjëjt e biznesit dhe investimet tjera kapitale. Anëtarësimi me të drejtë të plotë në NATO i cili së shpejti pritet edhe të fillojë me negociatat në Bashkimin Evropian janë faktor i shtuar për përparimin e klimës së biznesit”, theksoi Shapuriq në hapjen e Konferencës.
Ministri Shapuriq, siç informojnë nga kabineti i tij, do të mbajë fjalime në sesionin përkushtuar simulimit të hapjes së kompanive dhe hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht për rininë.
Gjatë hapjes së konferencës Shapuriq realizoi disa takime bilaterale.(koha.mk)