Zgjidhja e përgjimit masiv paraqet interes publike!

Rastet e PSP fillojnë të ngjajnë në shou gjykime të cilat kanë për qëllim që ti tregojnë opinionit se drejtësia është e kënaqur me vetë aktin  e gjykimit dhe me përndjekjen penale. Por, parashtrohet pyetja a është ashtu gjatë ekzistimit të keqpërdorimeve masive apo në realitet bëhet fjalë për pamundësi të realizimit të drejtësisë për shkak të madhësisë dhe të peshës së veprave të kryera

Dr. Jana LLOZANOSKA

Tre nga përgjegjësit më të rëndësishëm për përgjimin masiv – kryeministri i mëparshëm Nikola Gruevski dhe dy kundër-zbuluesit Goran Gruevski dhe Nikola Boshkovski, janë në arrati nga drejtësia penale. Autoritetet gjyqësore hungareze në mënyrë shumë të shpejtë, vendosën dhe iu përgjigjën pozitivisht kërkesës për azil të Gruevskit, me çka përpjekja dhe kërkesa për ekstradim u komplikua, e cila, sipas të gjasave është sigurt se do të refuzohet. Gjykata e Athinës, tanimë e ka hedhur poshtë kërkesën e Republikës së Maqedonisë për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit dhe është filluar procedura për azil. Zhvillimi i tillë i ngjarjeve hap shumë pyetje për punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pavarësisë së gjyqësisë në Maqedoni dhe shkallën e sundimit të të drejtës dhe të shtetit juridik. Pikërisht përgjimi masiv ishte shkaku për të cilin ra qeveria e Gruevskit, pas protestave më masive në të cilat qytetarët ishin bartës të ndryshimit politik, i cili më vonë u uzurpua nga elitat politike.

E DREJTA E PRIVATËSISË NË SUAZA NDËRKOMBËTARE

Në disa dekadat e fundit, globalisht, ndjekja e paligjshme e komunikimeve është tregues për keqpërdorimet  pushtetit, pavarësisht nëse janë demokraci (për shembull, rasti i Snoudenit në SHBA) ose regjime diktatoriale dhe autokrate. Sipas Hana Arent, kontrolli i tillë i atyre që janë në pushtet, e cila është në bashkë-rendim me shërbimet sekrete, paraqet një nga elementet e totalitarizmit. Prandaj është e arsyeshme, kur në suaza  ndërkombëtare ekziston shqetësim për këtë fenomen në rritje e sipër, dhe me atë në mënyrë proporcionale rritet edhe rregullimi i të drejtës për privatësi dhe mbrojtjen nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve.

Kombet e Bashkuara janë posaçërisht aktive në atë drejtim. Fillimisht, me miratimin e Rezolutës për të drejtën e privatësisë, dhe atë në shekullin digjital, në Asamblenë e përgjithshme të KB edhe mandej me vendosjen e mandatit të Raportuesit të posaçëm për të drejtën e privatësisë. Traktati për të drejta dhe liri qytetare dhe politike të OKB, vend-anëtar i të cilit është edhe Republika e Maqedonisë, në nenin 17, e rregullon mbrojtjen e të drejtës për privatësi. Në nivel rajonal, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, i të cilës vend nënshkrues është sërish Maqedonia, në nenin 8, e rregullon mbrojtjen e privatësisë, jetës familjare, të vend-banimit dhe komunikimin. Ky detyrim është i përbërë nga disa nivele. Përkatësisht “respektimi” e nënkupton obligimin negativ për pushtetin nga përmbajtja në interferencën dhe shmangien e shkeljes së të drejtës për privatësi. Detyrimi pozitiv, ndërkaq,  nga ana e pushtetit e nënkupton miratimin e masave ligjore dhe administrative për mbrojtjen e saj. Më tej, e drejta për privatësi nuk është absolute, por nënkupton mundësi për kufizim dhe derogim të saj në kushte që janë të përshkruara në mënyrë të saktë me nenin 8 (2) dhe në praktikën ekzistuese të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Murray v United Kingdom). Këto kufizime të të drejtës së privatësisë patjetër duhet të jenë në përputhje me ligjin, ndërkohë që qëllimi i kufizimit duhet të jetë në të njëjtin hap dhe në përputhje me zhvillimet demokratike të shoqërisë. Çdo gjë që është jashtë nga këto korniza nënkupton edhe shkelje të së drejtës së privatësisë, gjë e cila ndodh kur bëhet përgjim i paligjshëm, i cili më së shpeshti është iniciuar nga ata që janë në pushtet, duke mos ekzistuar me këtë rast  kontroll nga gjyqësia.

MBROJTJE E TË DREJTËS SË PRIVATËSISË DHE TË INTERESIT PUBLIK

Fenomeni i ndjekjes së paligjshme të komunikimeve është tejet kompleks dhe, mes të tjerave, e pasqyron kolapsin e gjyqësisë nën kontrollin dhe pushtetin e pushtetit ekzekutiv, gjë e cila më shpesh ndodh në regjime diktatoriale, ku këto dy segmente të pushtetit nuk janë të ndara dhe të pavarura. Më tej, përveç drejtësisë penale, këtu bashkohen jo vetëm hapësira private dhe publike, por edhe ajo drejtësi më e gjerë shoqërore. Kjo, nga njëra anë, nënkupton mbrojtje të të drejtës për privatësi, ndërsa nga ana tjetër, është e rëndësishme për zbulimin e skandaleve të tilla të përgjimit masiv dhe ballafaqimi i tyre me opinionin përmes zbulimit të të gjitha keqpërdorimeve. Këtu, gjithashtu, hyn edhe zhdëmtimi i atyre e drejta e të cilave e privatësisë është shkelur me përgjim joligjor.

Në vitin 2015, opozitari i atëhershëm Zoran Zaev në opinion e zbardhi një nga skandalet më të mëdha të përgjimit masiv në të cilin mbi 20.000 qytetarë kanë qenë target të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Më vonë, në shtator të të njëjtit vit, si rezultat i pazareve partiake u miratua ligji për PSP, me të cilin vendoset prokurori speciale me kompetencë për veprat penale të ndërlidhura me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve. Para disa muaj, në gusht të këtij viti, në vazhdimësi pas raporteve të Pribes, misioni i OSBE doli me raport të detajuar për punën e PSP. Në kompetencë të Prokurorisë Speciale është që të merret vetëm me përgjegjësinë penale për përgjim masiv dhe veprat penale që burojnë nga ndjekja e paligjshme të komunikimeve, por ky nuk është aspekti i vetëm. Nga kjo, arratisja e tre kryerësve më të implikuar, lë hapësirë për shmangie jo vetëm të drejtësisë penale dhe vënie nën shenjën e pikëpyetjes së lëndës “Target – Fortesa”, por edhe të asaj drejtësie më të gjerë shoqërore.

Nga njëra anë, zbatimi i drejtësisë penale me arratisjen e të tre personave me përgjegjësi më të madhe, është vënë nën një shenjë të madhe të pikëpyetjes. Nga ana tjetër, ndërkaq, rastet e PSP fillojnë të ngjajnë në shou gjykime. Shou gjykimet kanë për qëllim ti tregojnë opinionit se drejtësia është e kënaqur me vetë aktin e gjykimit dhe me përndjekjen penale. Por, pyetja është nëse është ashtu gjatë ekzistimit të keqpërdorimeve masive ose në esencë bëhet fjalë për pamundësi të realizimit të drejtësisë për shkak të madhësisë dhe peshës së veprave të bëra. Zbatimi i drejtësisë në rrethana të këtilla nuk nënkupton vetëm marrje me përgjegjësi individuale penale, por natyra e saj komplekse është e përbërë prej disa niveleve dhe jo vetëm penale ose retributive. Hana Arent për herë të parë e përdori nocionin “shou gjykime” në rastin e Ajhmanit, i cili u kidnapua dhe u gjykua për krimet e kryera në Izrael, përballë shkrimeve të autores për formimin e gjykatës ndërkombëtare penale nën kompetenca të Kombeve të Bashkuara.

Më tej, profesori i njohur për të drejtat e njeriut Marti Koskeniemi merret me çështjet e shou gjykimeve ngjashëm me Arentin, në pikëpamje të keqpërdorimeve masive, që cilësohen si krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Përgjimi masiv në Republikën e Maqedonisë nuk mund tërësisht të krahasohet me krimet kundër njerëzimit, pa marrë parasysh se në disa raste mund të shërbejë si mjet për pastrim burokratik dhe ekzekutime, por është indikator për korrupsion të plotë dhe rënie të sistemit juridik, dhe madje edhe për involvim të organeve gjyqësore në pezhishkën (rrjetin) e tillë të merimangës. Prej këtu është edhe problemi me kompetencat e kufizuara të PSP në realizimin e drejtësisë penale vetëm përmes përgjegjësisë personale penale, e cila është e shmangur me arratisjen Gruevskit, Grujevskit dhe Boshkovskit, edhepse ata gjykohen pa praninë e tyre. Për shkak të kompetencave të limituara të Prokurorisë speciale, arratisja e tre personave që bartin përgjegjësi më të madhe dhe për shkak të pamundësisë që t’i adresojë shkaqet dhe implikimet më të thella nga fenomeni i përgjimit masiv, gjykimet e PSP u ngjajnë shou gjykimeve, si një shfaqe para opinionit dhe nuk ka përshtypje se zbatohet drejtësia. Implikimet më të gjera, megjithatë, janë ato që Pribes i cili i theksoi në dy raportet – për bashkërendimin gjyqësor – pushteti ekzekutiv dhe se si ajo funksionon në raste të tilla, cilat gjykatës janë të implikuar, si korruptohet gjyqësori nën fuqinë e pushtetit ekzekutiv, roli i medies, e vërteta rreth përgjimit, përkatësisht jo vetëm se si  zbatohet teknikisht, por edhe kush janë urdhër-dhënësit, përse dhe cilat individë janë targetuar, cila është prapavija etj. Ballafaqimi i tillë më i thellë fenomenologjik me përgjimin masiv është i nevojshëm për shkak të zbatimit të drejtësisë më të gjerë.

Në këtë rast nevoja për drejtësi më të gjerë shoqërore, e cila mund të emërtohet me nocione të ndryshme si përcaktimi i të vërtetës, ballafaqim dhe pajtim, luan rol që të kuptohet se si funksionojnë këto pezhishka (rrjete) të merimangës të kontrollit shtetëror dhe të keqpërdorimit, por edhe në të njëjtën kohë shërben si korrektues kundër keqpërdorimeve eventuale të ardhshme. Për shkak të kësaj, nevojitet që në përcaktim thelbësor dhe të paanshëm i të vërtetës për përgjimin masiv dhe ballafaqim me të kaluarën e afërt, përkatësisht me keqpërdorimet e pushtetit të kaluar, gjë e cila është e ndërlidhur me pajtimin dhe me realizimin e drejtësisë. Pajtimi nuk mund të jetë i pasqyruar në komision kuvendor, por në ballafaqimin më të gjerë me të kaluarën problematike. Më e nevojshme është të hapen të gjitha dosjet e përgjuara dhe të zhdëmtohen qytetarët të cilët kanë qenë cak i përgjimit masiv. Kjo ende mund të realizohet përmes formimit të komisioneve të pavarura, të përbëra nga ekspertë dhe përfaqësues të jetës publike, të cilët do të jenë plotësim të  punës së PSP, e cila pas ngjarjeve të fundit është vënë në këmbë qelqi.

Ç’thurja e përgjimit masiv paraqet interes publik!