Në komunën Pursaklar të Ankarasë në Turqi, me qëllim të promovimit të maceve të Ankarasë dhe të inkurajimit të dashurisë ndaj kafshëve, është organizuar Festivali i 3-të Ndërkombëtar i Bukurive të Maceve”.
Në garën e mbajtur në qendrën e kongresit Abdurrahim Karakoc, morën pjesë rreth 200 mace.
Veterinerët dhe ekspertët botërorë zgjodhën macet më të bukura që pronarët i shfaqën me krenari.
Juria prestigjioze vlerësoi macet bazuar në racën, llojin dhe ngjyrën.
Vendin e parë e mori një mace Pamuk e pronares, Rukiye Söğüt, e ndjekur nga një mace e shkurtër britanike Pascal, në pronësi të Fadime Aydun. Në vendin e tretë është një mace e racës Hercules “Maine Coon”, i Yubus Başıbüyük.
Macet më të suksesshme u shpërblehen me furnizime ushqimore, ndërsa pronarët me udhëtime.
Kryebashkiaku i Ankarasë, Mustafa Tuna, tha se kafshët shtëpiake pas një kohe të caktuar bëhen pjesë e familjes dhe kujtoi momentet e vështira pas vdekjes së maces.