Në Nepal është zgjedhur dea e re Kumari dhe bëhet fjalë për një vajzë 3 vjeçe. Kjo traditë ekziston që prej 500 vjetësh dhe dea e gjallë Kumari, është një vajzë që nderohet nga indigjenët dhe budistët. Dea e re, është Trisnha Shakya dhe zëvendëson vajzën e quajtur Martina, sepse kjo e fundit ka mbushur 12 vjeçe. Trisnha Shakya iu prezantua publikut dhe është fotografuar në krah të të atit në Pallatin Kumari Ghar të Katmandusë, ku do të qëndrojë e izoluar deri sa të mbushë 12 vjeçe. Daljet e saj do të jenë sporadike, vetëm në disa festa fetare. “Trishna është dea e re. Ka zëvendësuar Martina Shakya, që mbushi 12 vjeçe”, tha prifti Uddhav Karmacharya, një nga anëtarët e komitetit që ka zgjedhur dean e re. “Zgjodhëm Trishnan në mesin e shumë vajzave sepse harta e saj yjore ishte me përshtatshmja në krahasim me të tjera”, shpjegoi ai. Sipas traditës vajzat e përzgjedhura si de janë rimishërimi i perëndeshës Taleju dhe misioni i tyre zgjat deri në moshën 12 vjeçe, sapo futet në fazën e pubertetit. Ato studiojnë në kompleksin ku jetojnë dhe mund të takohen shpesh me prindërit në tempull.