Zgjidhen prokurorët e Prokurorisë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit

86

Shkup, 22 prill – Këshilli i Prokurorëve sot ka zgjedhur prokurorët e rinj në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku shefe është Villma Ruskovska.

Për prokurorë u zgjodhën: Lile Stefanova me 10 vota “për” dhe 1 “kundër”, Natasha Poptrajkova me 11 vota “për”, Artan Ajro me 11 vota “për”, Trajçe Pelivanov me 11 vota “për” dhe Katerina Kollaberiq me 11 vota “për”.

Kandidatë kanë qenë edhe Nikolla Dovlev, Elizabeta Josifovska, Fatime Fetai, Imran Osmani, Zllatko Bikovski, Llubomir Llape, Olivera Proeska, Natasha Saramandova dhe Verica Bezheska Kërsteva, por nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme.

Për Fatime Fetai kanë votuar “për” vetëm katër prokurorë, nga 11 votat sa janë në përgjithësi në Këshillin e Prokurorëve.