Tiranë, 17 prill – Përbërja e ardhshme e Komisionit Evropian do të duhej politikën e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor ta mbajë si një prej prioriteteve të saj, është porosia kryesore nga Forumi i Shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në Tiranë, transmeton KOHA.
“Në deklaratën përfundimtare nga Forumi dyditor bëhet thirrje edhe për integrimin e mëtutjeshëm ekonomik në rajon për heqjen e të gjitha barrierave të padrejta në eksportin e mallrave dhe shërbimeve”, qëndron në kumtesën e Këshillit Ekonomik dhe Social Evropian.
“Zgjerimi, veçanërisht përhapja e vlerave demokratike dhe standardet ligjore të BE-së drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor është në interes edhe të partnerëve tanë në rajon dhe BE”, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian Ekonomik dhe Social, Luka Havier.
Më shumë se 180 përfaqësues të organizatave civile na Ballkanin Perëndimor dhe BE marrin pjesë në Forumin e shtatë me radhë në shoqërinë civile të organizatës të Këshillit Ekonomik dhe Social Evropian dhe Këshillit Rajonal për bashkëpunim. (koha.mk)