Bruksel, 12 korrik – Zgjerimi paraqet investim strategjik për të ardhmen e Bashkimit Evropian, qëndron në programin e kryesimit finlandez i cili filloi më një korrik.
“Finlanda do të vazhdojë të punojë në perspektivën kredibile për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, rajon i cili ka vlerë të lartë strategjike për Bashkimin Evropian”, vlerëson kryesimi finlandez.
Kjo është pjesa e vetme e cila ka të bëjë me politikën e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor në programin gjashtëmujor të finlandezëve. Sa i takon Turqisë, Helsinki nuk e vë nën pikëpyetje statusin e kandidatit të Ankarasë dhe thekson se ky vend mbetet partner strategjik i Unionit.
Për Helsinkin me rëndësi të madhe për politikën e jashtme do të jetë edhe Arktiku.
“Rëndësia e rajonit të Arktikut u rrit për shkak të ndryshimeve klimaterike, shkallës së rritur të aktivitetit ekonomik, hapjen e lidhjeve të reja transportuese dhe rëndësinë gjeopolitike të rajonit”, qëndron në prioritetet e Finlandës.