Shkup, 23 prill – Rrethi i parë i votimit të zgjedhjeve presidenciale në përgjithësi kaloi me vlerësim pozitiv nga vëzhguesit ndërkombëtare, por me vërejtje se ende ka nevojë nga reformat në legjislativën zgjedhore.
“Këto zgjedhje në përgjithësi të qeta të mirë organizuara treguan se është gjetur vullnet politik për mbajtje të zgjedhjeve demokratike”, tha Serin Movurn, koordinatore speciale dhe shefe afatshkurte e misionit vëzhgues të OSBE-së, transmeton Koha.
Ajo theksoi se kjo qasje konstruktive duhet të ruhet edhe në raundin e dytë, si dhe në të ardhmen dhe nënvizoi se do të investohet punë e vërtetë për miratimin e legjislacionit zgjedhor koherent dhe përfundimisht të zgjidhen sfidat afatgjata.
Mari-Kristin Dalo, shefe e delegacionit të AOKE-s, shfaqi keqardhje që jehona ishte e ulët për zgjedhjet presidenciale. Sipas saj, përfaqësuesit shtetërorë kanë qenë të kujdesshëm ta ruajnë ndarjen midis nëpunësve dhe aktiviteteve politike dhe të shmangin shfrytëzimin e resurseve shtetërore në fushatë.
Shefi i AP të OSBE-së Tajn Hold Lopatka tha se të gjithë tre kandidatët janë angazhuar për integrim të mëtejshëm evropian dhe se në fushatë është debatuar për probleme thelbësore me debate për vizionet e tyre për të ardhme e vendit.
Sipas tij, transparenca dhe efikasiteti i KSHZ-së ishte vështirësuar nga mosfunksionimi teknik i sistemeve të tyre të informacionit që ka shkaktuar dyshim për sigurinë e teknologjisë informatike.
Edhe shefja e OSBE/ODIHR Korin Jonker u pajtua me kolegët e saj se zgjedhjet ishin zbatuar mirë dhe theksoi se sa shumë të arrihet nëse ekziston vullnet politik.
“Raportim të pamjaftueshëm të balancuar për mjetet e shpenzuara nga ana e kandidatëve, rregullimi i aktiviteteve për fushatën e personave të tretë dhe raportimi nga ana e partive politike të cilat i kanë mbështetur kandidatët e ka ulur transparencën e financimit të fushatës dhe efikasitetin e mbikëqyrjes”, tha Jonker.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale kaloi në atmosferë korrekte dhe demokratike. Qytetarët përsëri morën pjesë në procesin zgjedhor në të cilin lirisht mund ta shprehin vullnetin e tyre. Gjatë ditës janë shënuar vetëm disa raste të izoluara të parregullsive që nuk ndikojnë në cilësinë e procesit zgjedhor dhe në të cilin ka pasur reagim adekuat nga organet kompetente. Ky është vlerësimi i parë i Asociacionit qytetar MOST.
“Për herë të parë pas një kohe të gjatë ishim dëshmitarë të një numri të madh debatesh mes kandidatëve përmes të cilave votuesve u është mundësuar të bëjnë zgjidhje”, tha në konferencën e sotme për media drejtori ekzekutiv i MOS-it Darko Aleksov.
MOST e përshëndeti publikimin e regjistrit të automjeteve zyrtare nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) , sepse siç tha ishte në ndihmë të mediave dhe vëzhguesve ta ndjekin dhe identifikojnë keqpërdorim potencial të automjeteve zyrtare për nevojat e fushatës zgjedhore.
MOST-i e përsërit rekomandimin e saj se së shpejti institucionet kompetente duhet t’i largojnë problemet afatgjate sistemore në zhvillimin dhe azhurnimin e Listës Zgjedhore.
Se rrethi i parë i zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe për kryetar komune në komunat Ohër, Novosellë dhe Dibër, janë zbatuar në atmosferë të mirë dhe korrekte, tregon fakti që në Gjykatën Administrative nuk kanë pranuar asnjë anikimim.
Sipas kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, mosparashtrimi i ankimimeve tregon se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë të mirë dhe korrekte, ndërsa pritjet e Gjykatës janë se trendi i këtillë do të vazhdojë edhe pas përfundimit të rrethit të dytë zgjedhor. (koha.mk)