“Për evropianin, e para është përmbajtja, ndërsa për rusin, e para është forma”. Henry Kissinger
Nga Nijazi IDRIZI
- Në historinë e botës, ka pak shembuj të degradimit të demokracisë dhe shtetit, si ky i Kosovës, ku për 20 vite, një vend (si në telenovela) të jetë kriminalizuar kaq keq; ku njerëz me fate të paracaktuar nga “orakujt”, flasin për vjedhje, plaçkitje, reket, vrasje e likuidime të porositura, jo nga kushdo, por nga udhëheqësit më të lartë të shtetit. Dhe…asgjë!
por, kur ndodhë që ndonjë guximtarët’ua rrahë këmbët ndonjërit nga ta,ai provokohet aq rëndë, sa si i çmendur e merr vrapin drejt fllanikut të shtëpisë në fshat, ku mbylletnë errësirë e tij për tu qetësuar nga dridhjet. - Edhe në këto zgjedhje, nuk do të ketë përfaqësim të plotë të vullnetit të popullit dhe as ndryshim cilësor në qeverisje, për shumë arsye:
– Sepse reforma zgjedhore nuk u lejua të bëhet. Ligji aktual nuk ia mundëson votuesit ti zgjedh të besuarit e vet, por këtë e le në dorë të lidershipit të partive.
– Sepse garat e brendshme të partive, të cilat iu paraprinë këtyre zgjedhjeve, nuk u bënë për t’i dalluar më të mirët, por për tu evidentuar ata që janë më afër liderëve.
– Sepse vazhdoi zëvendësimi i kandidatëve për deputet nga familjarët e tyre (djali-babën, burri-gruan, mbesa-dajën, nipi-axhën).
– Sepse për shkak të dorëheqjes së papritur, shumica e partive po shkojnë në zgjedhje me programe të improvizuara ose edhe pa to. Disa parti madje po shpresojnë ti fitojnë zgjedhjet nga lodhja dhe dobësimi i qytetarëve: “Lodhet populli e na voton”!
– Sepse frika e disa partie nga hapja, për shkak të blerjes së deputetëve është shndërruar në obsesion. Nga kjo frikë, ato i kanë konservuar fuqitë ekzistuese, me të cilat po futen në kombinime për pushtet, ku po e qarkullojnë klientelen e tyre, e cila po ua siguron vazhdimësinë, etj.
III. Të gjithë po flasin për ndryshim, por në të vërtet ai po vonon me fajin e organizimeve politike!
LËVIZJA VETËVENDOSJE (LV)
Që nga themelimi e ka zvarritur fitoren me moton: “Ne jemi të rinj, kemi kohë të fitojmë”! Është organizim kryesisht i të rinjve të cilët nuk duken shumë, sepse ua kanë zënë diellin pleqtë muhaxhir pa dije të reja dhe pa karizëm. Ajo funksionon nga një udhëheqës inteligjent, i cili për shkak të presionit të madh të atyre që duan t’ia thyejnë idenë e Bashkimit Kombëtar, gradualisht po shndërrohet në autokrat. LV i jep fuqi debati i brendshëm. Sikur ky debat të hapej, energjitë dhe dijet e ndrydhura do të shpërthejnë më fortë se mollotovët e protestave të tyre. Këto, e kanë penguar të ecë më shpejt drejt pushtetit, drejt të cilit e ka rrugën të hapur që nga viti 2014. Për shkak të akteve skandaloze të goditjes së institucioneve me mollotov dhe gurë, është akuzuar si parti anarkiste. Si bartëse e idesë së Bashkimit Kombëtar, i refuzoi simbolet shtetërore dhe në sytë e një pjese të qytetarëve shihet si anti Kosovë. Me kundërshtitë ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare (Rambuje, Ahtisari), është akuzuar si antievropiane dhe antiintegruese.
Kjo parti e ka mbështetjen e të rinjve, shumë ekspertëve të shkollës perëndimore dhe diasporës patriotike. LV, për shkak se nuk ka as hak e as hile në këtë rënie të Kosovës, po përjetohet si shpresa e vetme dhe e fundit e shpëtimit.
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK),
Kjo parti po vazhdon të funksionoj me moton: “Ne duhet të flasim fjalë të mëdha e të bëjmë punë të vogla”! Nga çlirimi e këtej mbahen mend pak akte shtetformuese, edhepse më së gjati ka qenë në pushtet. Bashkë me PDK-në, (me të cilën bënë pazare fshehurazi), është pjesëmarrëse në kapjen e shteti. Në zgjedhjet e funditpartlake, shpëtoipa u copëtuar në mes të klaneve që po punojnë për ta bërë satelit të PDK-së.
Në këto zgjedhje për kryeministre ka një kandidate mjaftë aktive dhe luftarake. Ajo zor se do ta ketë mbështetjen e pleqve ideologjik të kohës rugovianetë parullave, të cilët i ka në krye të fushatës. Faktori ndërkombëtar llogarit në të, si femër me prirje kompromisi, për vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, të lënë pezull nga shefi i saj Isa Mustafa. Nëse i artikulon nevojat e kohës, do ta ketë mbështetjen masive të femrave dhe mund ta zgjoj elektoratin e fjetur të LDK me të cilin fiton.
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (PDK)
Kjo parti është motivuar nga motoja e vet e pandryshueshme: “Ne po t’i qepojna, e del ku t’del”! Është bartëse e një pjese të rëndësishme të vlerave të luftës të UÇK-së. Vendimmarrja e saj është koncentruar në një klan fantom prej 10-12 vetash, të Shtëpisë Njëkatëshe të Maleve të Berishës, që ishin betuar ta vazhdonin bashkë edhe në politikë: “Derisa të biem nën 5%”. Deri në vitin 2009 ka dhënë kontribut në pavarësimin dhe konsolidimin e disa shtyllave më të rëndësishme të shtetit të cilat pastaj i uzurpoi dhe i përdori privatisht. Nga kjo kohë në mënyrë të papritur, ka filluar keqqeverisja dhe instalimi i krimit në të gjitha hallkat e pushtetit. Është organizim gjysmë legal dhe vepron mbi bazën e mashtrimit. Ajo sot funksionon pa asnjë ideal, vetëm mbi bazën e klienteles. Për shkak të diferencimeve të vazhdueshme nga ky klan, struktura e saj është përçarë keq. Është fajtorja kryesore e dështimit të shtetndërtimit dhe perspektivës së jetës në Kosovë.
Në këto zgjedhje,fushatën e ka filluar me moton e luftimit të korrupsionit, ku e njëjta e ka hisen më të madhe.
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK)
Kjo parti që nga themelimi funksionon me moton: “Ne nuk dimë të punojmë, por dimë të gllabërojmë”! Është themeluar me mashtrim, mbi themelet e katër partive të vogla (LPK, LKÇK, UNIKOMB, PPK), pa asnjë ditë pune të veten.Pasiqënuk i ka këmbët e veta, ajo më shumë zvarritet se sa që ecë. Lideri i saj është bartës i vlerave të luftës në Dukagjin. Grindjet e shpeshta të kohës së luftës me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm i ka bartur në politikë dhe me to e ka zënë hapësirën e vet. E ka kopjuar një model feudal të organizimit dhe sjelljes, i cili për shkak të traditës së paqenë familjare është surrogat dhe përcillet me shumë aksidente. Deri tashti ka funksionuar me dije të paguara të cilat gjatë interpretimit janë zbehur.
Në këto zgjedhje ajo konkurron me liderin fatkeq, shumë ambicioz,hileqar dhe të paaftë.
NISMA
Ka derivuar nga kundërshtimi i mënyrës arbitrare të pozicionimit të kuadrove në PDK. Është shembulli tipik i shkollës së LSI së Shqipërisëi bartur në Kosovë. Mbitë gjitha është shembull shkollor që dëshmon se si shërbehet klientela politike.
- LV dhe LDK sipas sondazheve dhe disponimit të qytetarëve, do të dalin fituese të këtyre zgjedhjeve. Se a do të bashkohen në koalicion për ta qeverisur vendin, do të varet ngagatishmëria e tyre që të merren me disa vendime të mëdha (pezullimi apo ndryshimi i taksës 100%, asociacioni etj.), nga të cilat varet vazhdimi i dialogut me Serbinë.
PDK-ja, garon për vendin e tretë dhe gjasat që të përfshihet në qeverisje i ka të vogla, edhe pse këtë gjë e ka jetike.
AAK-ja, edhe pse shpreson se do të ketë rritje, kjo vështir se mund të ndodh. Koalicioni do ti rris pak numrat aktual të njërës, sa për të mos u dukur si humbëse tjetra. Gjasat që të përfshihet në pushtet janë kurrfare. Kjo për shkak të vendosjes arbitrare të taksës e cila partnerëve strategjik të Kosovës u ka prishur shumë punë.
NISMA, duhet të angazhohet për ta kaluar pragun zgjedhor. Përndryshe, për shkak të nevojës për numra, partitë fituese do të llogarisin në të, për kombinime jetëshkurtra. Përmes rezultatit të NISMËS, mund të dihet se nga do të rrëshqas Kosova: në rrethin vicioz apo në atë virtuoz.
Në këto zgjedhje votuesit i kanë dy mundësi:
- Të votojnë për klanet e familjeve feudale dhe të bëhen peng i tyre, për ti realizuar të drejtat që ua garanton ligji, por që ata i pengojnë; ose
- Të votojnë për ndryshimin (ç’kapjen e shtetit), për realizimine të drejtave qëju takojnë me ligj.