Kryetari i Parlamentit slloven, Millan Bërglez sot zyrtarisht i caktoi zgjedhjet presidenciale në Slloveni për më 22 tetor. Mandati pesëvjeçar i presidentit aktual Borut Pahor skadon më 22 dhjetor. Të gjithë kandidatët presidencialë duhet që të dihen të paktën 25 ditë para zgjedhjeve. Pahor tashmë paralajmëroi se do të kandidojë për mandat të dytë.