Algjer, 10 prill – Zgjedhjet presidenciale në Algjeri do të mbahen më 4 korrik, kumtoi sot kryesia e vendit.
Parlamenti i Algjerisë dje e emëroi Abdelkader Bensallah president të përkohshëm të vendit, ndërsa në fjalimin e tij të parë televiziv ai premtoi se do të organizojë zgjedhje të lira, njofton KOHA.
Bensallah theksoi se do të konsultohet me klasën politike dhe shoqërinë qytetare “në kërkim të Algjerisë së re”.
Pasi Parlamenti e zgjodhi Bensallahun si shef të përkohshëm të shtetit i cili është bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit Abdelaziz Buteflika, qytetarët dolën të protestojnë për shkak të vendimit të tillë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i ndaluar protestat.(koha.mk)