Zgjedhjet në Spanjë problem për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Pas negociatave të dështuara për të formuar qeverinë e re, Spanja është vendosur të përballet me zgjedhje të reja më 10 nëntor. Këto do të jenë zgjedhjet e katërta parlamentare të parakohshme në katër vjet.

Kryeministri në detyrë Pedro Sançez, socialistët e të cilit fituan në zgjedhje të prillit, gati për pesë muaj nuk arritën që të sigurojnë shumicën në Kuvend për formimin e qeverisë, me çka vendi është e obliguar të shkojë në zgjedhje.

Për shkak të krizës politike, Kuvendi spanjoll nuk e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim, ndërsa zgjedhjet e parakohshme tani ka mundësi që të vonojnë pranimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e Dhjetorit në Londër.

Për shkak të afateve të shkurtra, ka pak shanse të pritet që qeveria e re spanjolle të ratifikojë protokollin deri më 3 dhjetor, kur Aleanca do të shënojë 70 vjetorin, ndërsa vendi pritet të bëhet zyrtarisht anëtare e 30-të.