Partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shënuar një fitore absolute në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën. Siç raportuan mediat në Serbi, sipas rezultateve të para zyrtare Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit ka fituar 62,5 % të votave. E dyta ka dalë Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7 %.
Sipas këtyre rezultateve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiqit do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiqi 30 deputetë, raporton B92.
Sipas rezultateve preliminare zyrtare, koalicioni shqiptarë Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë.
Të dielën në Serbi veç zgjedhjeve parlamentare, janë mbajtur edhe zgjedhjet për Kuvendin e Krahinës së Vojvodinës si dhe zgjedhje në një numër komunash.