Zgjedhjet në FSHF, Berisha akuzon Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, veç të tjerave përmendi edhe zgjedhjet e 7 shkurtit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që u fituan nga Armand Duka, përballë kandidatit Bashkim Fino. Sipas Berishës, Edi Rama kishte urdhëruar që Fino të fitonte zgjedhjet për kreun e FSHF, si rrjedhojë mori dhe mbylli trajnerin me dry për 3 ditë. “Edi Rama ka marrë pushtetin e drejtësisë. Kërkon të marrë çdo institucion në këtë vend. Mori trajnerin e mbylli 3 ditë me dry se duhet të fitonte Bashkim Fino dhe jo Armand Duka. Pra tentoi të manipulonte zgjedhjet”, u shpreh Berisha.