Zgjedhjet në diasporë në këmbë të qelqta, interesimi i dobët (DOKUMENT)

4

Shkup, 24 shkurt – Deri më sot, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur gjithsej 627 qytetarë të Maqedonisë për të votuar, që janë me punë të përkohshme jashtë vendit, raporton KOHA.

Por ky numër nuk është as afër atij që duhet të arrihet që të mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit edhe në diasporë. Sipas Kodit Zgjedhor, që të zhvillohen zgjedhjet në diasporë, duhet të paraqiten për të votuar aq qytetarë sa vota ka marrë deputeti më pak i votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2016-ës, e që është mbi 6500.

Mirëpo, nga KSHZ-ja për gazetën KOHA thonë se të gjithë ata qytetarë që jetojnë e veprojnë jashtë vendit e që i plotësojnë kushtet për të votuar deri më 11 mars kanë të drejtë të paraqiten për të votuar. Nga atje nuk parashikojnë nëse do të arrihet numri i nevojshëm që të zhvillohen zgjedhjet edhe në diasporë.

Por, njohësit e zhvillimeve elektorale dhe politike thonë se sipas ecurisë së deritanishme vështirë se mund të arrihet pragu i nevojshëm që të mbahen zgjedhjet e 12 prillit edhe në diasporë, por edhe po të mbahen për shkak të fragmentimit të votës, thonë se vështirë se mund të fiton ndonjë deputet. (koha.mk)

Comments are closed.