Në 24 orët e fundit, dy kandidatë për zgjedhjet lokale në Meksikë janë qëlluar për vdekje në shtetet e Oaxaca dhe Puebla. El Pais njofton për dy vrasjet, të cilat tregojnë se shumë zona të vendit janë nën “juridiksionin” e bandave të drogës dhe krimit të organizuar. Që nga fillimi i procesit zgjedhor, të paktën 107 politikanë janë vrarë në të gjithë vendin. Dy viktimat e fundit ishin Maldonado Juan Iraís, një kandidat për Partinë e Gjelbër dhe Pamela Terán, një kandidate për Partinë Revolucionare Institucionale (Pri).