Shkup, 21 prill – Bashkë me zgjedhjet Presidenciale, në tri komuna sot po zhvillohen edhe Zgjedhjet Lokale. Në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë, qytetarët përveç për shef shteti votojnë edhe për të parin e komunës së tyre, raporton KOHA.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 17.00 në Dibër dajla e votuesve në 27 vendvotime ka qenë 36,31% nga 18.574 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Në Ohër dalja e votuesve në 89 vendvotime ka qenë 44,74% nga 52.223 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Kurse në Novo Sellë, dalja e votuesve në 20 vendvotime ka qenë 41,93% nga 11.302 qytetarë sa kanë të drejtë vote. (koha.mk)