Bruksel, 13 dhjetor – Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian, sot në Bruksel do ta miratojë pakon për zgjerim të Komisionit Evropian dhe do të sjellë konkluzione për Samitin e Këshillit Evropian të caktuar për të enjten, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Vlerësimi pozitiv, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, është kyç për Republikën e Maqedonisë në raport të statusit të saj në integrimet evropiane. Gjithë kjo mund të vërehet nga projekt-konkluzionet e Maqedonisë për Samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian, që do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa të cilat janë sjellë në trupat e punës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe sot vetëm duhet të miratohen nga ana e ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së. Në raport të Republikës së Maqedonisë dhe statusin e kandidatit të anëtarësimit të shtetit në BE, Këshilli së pari e konfirmon konkluzionin e tij nga dhjetori i vitit 2015, ndërsa përkushtimi i BE-së në suaza të Agjendës së Selanikut dhe statusit kandidat të Republikës së Maqedonisë. Në atë pikëpamje “Këshilli e përsërit përkushtimin e tij të padyshimtë në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë në BE”. “Këshilli e përshëndet marrëveshjen e arritur nga ana e liderëve politik më 20 korrik të vitit 2016 për implementim të mëtutjeshëm të marrëveshjes së Përzhinës. Pas anulimit të zgjedhjeve të planifikuara për në prill dhe qershor, vendime të rëndësishme ishin sjellë më 31 gusht të vitit 2016, që e hapën rrugën për organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016. BE-ja bëri thirrje që fushata zgjedhore dhe zgjedhjet të zbatohen në mënyrë të besueshme, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR, që edhe është konfirmuar të dielën me zgjedhje të qeta”, citohet në këtë konkluzion të Këshillit. Në projekt-konkluzionet, Këshilli e përsërit shqetësimin e saj serioze në lidhje me vazhdimin e krizës politike në Maqedoni dhe vlerëson se “vetëm pjesërisht është zbatuar marrëveshja e Përzhinës”, dhe bën thirrje në vullnet politik që të sigurohet, zbatim i plotë, i përmbajtur dhe material i së njëjtës”. Gjithashtu, Këshilli shënon se, “vendi vazhdon të vuajë nga ndarjet e mjedisit politik, polarizimit dhe mungesës së kulturës së kompromisit, me ngecje në fusha të rëndësishme siç janë funksionimi i gjyqësisë, e cila duhet të lejohet të funksionojë në mënyrë të pavarur”. Këshilli e përsërit edhe vlerën e hetimit themelor dhe të pavarur, pa pengesa, nga akuzat për shkeljet e skandalit me përgjimet, ndërsa të lidhura me mossukseset e kontrollit. Në atë pikëpamje, Këshilli i BE-së përkujton në vlerën e mandatit dhe punën e Prokurorit special dhe të Komitetit parlamentar për hetim, në raport të përgjegjësisë juridike dhe politike për përgjimin. “Këshilli kërkon nga organet kompetente të sigurojnë përkrahje pa rezervë të funksionimit të pavarur të atyre trupave dhe ndjen keqardhje për shkak të mosbashkëpunimit deri më sot. Në këtë kontekst, Këshilli insiston në atë se Prokurores speciale dhe ekipit të saj duhet t’u lejohet ta kryejnë punën e tyre pa pengesa dhe bën thirrje t’u jepen kushte dhe kohë të mjaftueshme të kryhet puna e tyre e rëndësishme. E rëndësishme është të kthehet besimi në institucionet kombëtare, voton ky projekt-konkluzion për Maqedoninë. Këshilli Evropian, gjithashtu, e përsëriti thirrjen e tij për të gjitha partitë politike në Maqedoni, duke i përfshirë edhe ato që do ta formojnë Qeverinë e ardhshme, të ndërmarrin përgjegjësi dhe ta respektojnë obligimin e tyre të zbatohen prioritetet urgjente reformuese për zgjidhjen e qeverisjes sistematike të së drejtës, duke përfshirë edhe në raport të shkeljes së të drejtave themelore, pavarësisë së gjyqësisë, lirisë së mediave, zgjedhjeve, korrupsionit, politizimit të institucioneve shtetërore dhe mjegullimin e shtetit dhe partisë dhe mossukseset për kontroll. Me qëllim që të vlerësohen mossukseset sistematike në sferën e drejtësisë, korrupsionit, të drejtave themelore, dhe punëve të brendshme, siç shihet në prioritetet për reformën urgjente, Këshilli e përshëndet “qëllimin e Eurokomisionit të vazhdojë me ndjekje të kudjesshme në këto sfera”. “Qeveria e re duhet urgjentisht, si prioritet i parë, t’i zgjidhë reformat e mbetura, përfshirë edhe prioritetet për reformë urgjente, për të mirën e vendit dhe qytetarëve të vet, ndërkaq me qëllim ta kthejë shtetin në rrugën e vet evropiane. Këshilli e pranon dhe inkurajon rolin konstruktiv të shoqërisë civile në mbështetjen dhe avancimin e proceseve demokratike”, ceket në draft-konkludimin. Këshilli përkujton në konkludimet edhe “për rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndëretnike” dhe thekson se “revizioni i vonuar i Marrëveshjes së Ohrit duhet të përfundohet nga ana e qeverisë së re, sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë inkluzive dhe transparente, si dhe të zbatohen ato rekomandime”. Siç është konstatuar në konkludimet paraprake të Këshillit të Evropës dhe të Këshillit të BE-së, mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë edhe arritjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për çështjen e emrit, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, sipas draft-konkludimeve mbetet me rëndësi thelbësore. Në këtë kuptim, Këshilli vëren pozitivitet në obligimin adekuat nga ana e liderëve kryesor të partive politike, sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe bën thirrje për implementimin e saj urgjent. “Ekziston nevoja që të sillen bisedimet afatgjata për çështjen e emrit deri në konkludimin definitiv pa shtyrje. Këshilli e përshëndet faktin që masat për ndërtim të besimit filluan të japin rezultate të dukshme. Aktivitetet dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore duhet të evitohen. Këshilli vëren vazhdim në nivel të lartë dhe kontakte profesionale ndërmjet IRJ të Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, qëllimi i së cilës është përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, kështu që pret edhe transmetim të tyre me kohë ndaj rezultateve konkrete”, thuhet në këtë konkludim kyç për Maqedoninë. Në fund të draft-konkludimeve për Maqedoninë, Këshilli e merr parasysh pozitivisht atë se Komisioni evropian është i gatshëm ta parashtrojë rekomandimin e vet për hapje të negociatave inkuadruese me Republikën e Maqedonisë, me kushtin për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe përparim të konsiderueshëm në zbatimin e prioriteteve të ardhshme urgjente.