Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, koalicioni fitues i komandantëve të UÇK-së ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 nga 120 ulëse për formimin e qeverisë. As votat e deputetëve të minoritetit serb nuk i ndihmuan mandatarit për kryeministër Ramush Haradinajt, të bëj shumicën. Që kur javën e kaluar nuk u arrit të zgjidhej kryetari i Parlamentit, shumë analistë mendojnë që tërë këto zhvillime po qojnë në zgjedhje të reja. Të mërkurën pritet të takohen partitë e mëdha, për të gjetur një rrugëdalje nga kriza. Do të jetë vendimtare çfarë do të dalë nga kjo. Partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje tashmë është tërhequr. Me shumë gjasa ajo do të përfitonte nga zgjedhjet e reja. Është në pikëpyetje nëse ish kryeministri Isa Musta si kryetar i partisë tjetër në opozitare – Lidhjes Demokratike (LDK) do të arrijë një marrëveshje me Haradinajn, sepse përkrahja për komandant Haradinajn dhe presidentin Hashim Thaçi ka ndryshuar. Kandidati i pëlqyer nga gjenerata e re e cila do të jetë vendimtare në zgjedhjet e reja, është Albin Kurti, shef i Vetëvendosjes. Ndërkaq, përfaqësuesit institucionet ndërkombëtare, pra të BE-së, të trupave ndërkombëtare të KFOR-it dhe misioni për shtetin e së drejtës EULEX, e shohin 45 vjeçin – që vazhdimisht lufton kundër korrupsionit dhe ‘klasës së braktisur politike’ – si kundërshtar dhe pengesë për përfarimin e Kosovës me Serbinë. Kjo kërkohet me çdo kush, para së gjithash nga Bashkimi Evropian. Por, edhe te institucionet ndërkombëtare ngadalë po ndryshon mendimi – kështu Kurti nuk fyhet aq shpesh sikurse më parë në mënyrë paushalle, si nacionalist apo edhe si marksist i majtë e i paparashikueshëm. Por, strategjia e deritashme ndërkombëtare do të konsiderohej e dështuar në rast të fitores së Kurtit në zgjedhje.
Sepse Kurti nuk pajtohet me ndarje territoriale të vendit në vija etnike. Kurti e kishte kundërshtuar edhe të ashtuquajturin Plani i Ahtisaarit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, pranimi i të cilit nga Parlamenti i Kosovës ishte parakusht për pavarësinë e vendit në vitin 2008. Me planin e Ahtisaarit komunat serbe fituan të drejta të vetadministrimit. BE-ja dëshiron që këtë ta shtyjë përpara: Komunave serbe që përbëjnë 7 për qind të popullsisë dhe 20 për qind të territorit, duhet të lidhen në një “Bashkësi të Komunave”. Kjo Bashkësi do të kishte përfaqësuesit e vet, një Parlament dhe një President. Kjo në sytë e Kurtit dhe përkrahësve të tij do të ishte zbatimi i një “Modeli boshnjak të ndarjes”, që ka sjellë deri te bllokada në Bosnje e Hercegovinë. Serbia dhe serbët e Kosovës në Parlament janë të gatshëm që të përkrahin edhe komandantët të cilët i përshkruajnë si “kriminel lufte” të organizatës çlirimtare UÇK, vetëm për të formuar “Bashkësinë e Komunave”.
Zgjedhjet e reja VV-në mund ta sjellin në krye të Qeverisë
Leave a comment