Kiev, 21 maj – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski pasdite publikoi dekret me të cilin i caktoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë për më 21 korrik.
Shpallja e zgjedhjeve pason pas konsultimeve të sotme të Zelenskit me përfaqësues të grupeve të deputetëve në Radën Supreme, përcjellë KOHA.
Pas konsultimeve, këshilltari i Zelenskit, Andrij Bogdan, bëri të ditur se zgjedhjet do të mund të mbahen më 21 korrik, sepse kjo datë ka qenë më e pranueshme për grupet e deputetëve.
Zelenski dje e shpërndau Parlamentin ukrainas, pasi paraprakisht dha betimin për marrjen e funksionit presidencial. (koha.mk)