Uashington, 6 nëntor) – Në SHBA sot mbahen zgjedhje për anëtarët e Dhomës përfaqësuese të Kongresit, për një të tretën e senatorëve, për 36 guvernatorë të shteteve federale, si dhe për përfaqësues në trupat ligjdhënës shtetëror dhe në organet e pushtetit lokal.
“Zgjedhjet për gjysmë mandati”, të cilat zbatohen në mes të mandatit të presidentit aktual, do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë ndaj pozitës së “banorit” të tanishëm të Shtëpisë së Bardhë, Donald Tramp, por megjithatë do të paraqesë një mundësi që amerikanët ta japin mendimin e tyre për politikën e Administratës së tij.
Në zgjedhjet e sotme bëhet përzgjedhja e të gjithë 435 anëtarëve të Dhomës përfaqësuese, mandati i të cilëve zgjatë dy vjet. Republikanët kanë shumicë në përbërjen aktual të Dhomës përfaqësuese, por, analistët vlerësojnë se ata do ta humbin dominimin në Dhomën e Ulët të Kongresit dhe shumicën do ta ndërmarrë Partia demokratike, me çka do të ketë mundësi të ndikojë ndaj politikës së Administratës së Trampit, duke i bllokuar disa nga projektet e tija ligjore ose duke miratuar ligje pas të cilave qëndron Shtëpia e Bardhë.
Parashikohet se demokratët do të fitojnë rreth 225 vende në Dhomën përfaqësuese, ndërsa republikanët rreth 210. Për shumicën në Dhomën përfaqësuese janë të nevojshme 218 mandate.
Amerikanët sot zgjedhin edhe 35 senatorë, nga të cilët 26 për momentin janë demokratë, ndërsa nëntë janë republikanë. Pikërisht, dukshëm numri më i madh i senatorëve demokratë që shkojë në rizgjedhje, sipas analistëve, i jep Partisë republikane shanse më të mëdha për ta mbajtur shumicën e ngushtë në Senat prej 51 republikanëve kundrejt 49 demokratëve.
Tramp në mënyrë aktive është përfshirë në fushatën parazgjedhore për mbështetje të republikanëve. Shtëpia e Bardhë e vetëdijshme se me siguri do ta humbasë shumicën në Dhomën përfaqësuese, fushatën e orientoi në zgjedhjet për Senatin.
Paralelisht me zgjedhjet për Kongresin, sot do të zgjedhen edhe guvernatorët e 36 shteteve federale amerikane, anëtarë dhe deputetë, si dhe disa përfaqësues të organeve të pushtetit lokal, duke e përfshirë edhe prefektin e kryeqytetit Uashington.
Përndryshe, në këto zgjedhje për të gjitha nivelet e autoriteteve, janë nominuar një numër i rekord i grave – 257, si dhe numër rekord i përfaqësuesve të komunitetit LGBT – 203. Në zgjedhjet në shtetet federale Florida dhe Xhorxhia për herë të parë për guvernator mund të zgjidhen afroamerikanët, ndërsa në Miçigen dhe Minesota, vende në organet e pushtetit për herë të parë kanë shanse të sigurojnë myslimanet.
Analistët vlerësojnë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për SHBA-në, si asnjëherë më parë.
Sipas “Gardijan”, në kushte të polarizimit gjithnjë e më të madh dhe ndarjeve të shoqërisë amerikane sipas linjës partiake, këto zgjedhje mund të jenë pikë kthyese për “korrigjimin e dëmeve” që i shkaktoi Tramp me politikën e tij dhe “tentimin e tij për të qenë president i një pjese të SHBA-së, e jo të tërë vendit”.
“Ky nuk është një proces i lehtë, por punët duhet të fillojnë prej diku dhe prandaj votuesit në SHBA nesër do të kenë përgjegjësi të madhe”, vlerëson “Gardijan” në komentin dedikuar zgjedhjeve.