Shkup, 23 janar – Mbetet e hapur çështja nëse së bashku me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat insiston opozita. Vendimi, siç deklaroi mbrëmë kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev, është i mundur të sillet të premten kur me siguri do të mbahet seancë e Bordit Qendror të LSDM-së, por ekziston mundësi ai të sillet edhe pas disa ditësh.
Zaev në pres konferencë në Qeveri theksoi se shteti viteve të fundit është përballur me shumë situata të ngecjes për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe procedurave për mbajtjen e tyre deri te zgjedhja e Qeverisë dhe theksoi se nëse sheh nga aspekti partiak, zgjedhjet janë alternativë e volitshme edhe për LSDM-në edhe për koalicionin, si mundësi t’i përforcojnë pozitat.
“Debati është hapur edhe në koalicionin dhe në subjektin politik që e udhëheq. Në fund juve dhe qytetarëve mund t’u premtoj vendim të ndershëm dhe përgjegjës”, porositi dje Zaev.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare insiston opozita e cila edhe dje përsëriti se zgjedhjet janë dalja e vetme nga kriza në të cilën gjendet shteti. Akuzoi se kryeministri ik nga zgjedhjet, ndërsa arsyetimet e tipit se do të ngecin reformat, sipas opozitës janë qesharake dhe të dukshme.
Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dje mysafir në televizionin “Telma” tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sepse ata do të thoshin shfokusim shtesë të shtetit nga agjenda e reformave dhe kompromitim i vetëdijshëm i procesit evropian.
“Në BDI vlon nga dëshira që të ketë zgjedhje nesër, sepse që anketat e brendshme tregojnë se tani është momenti. Por a është interes për shtetin tani të ketë zgjedhje, këtu unë nuk pajtohem. Të shkojmë në zgjedhje në kushte kur presim të fillojmë negociata dhe të vendosim një dinamikë të ratifikimit të Protokollit për në NATO, mendoj se me vetëdije do ta eksperimentojmë procesin dhe nuk kemi ndonjë justifikim para botës pse e bëjmë këtë. Unë jam avokat i agjendës evropiane të shtetit dhe i lus partitë politike të ruajnë këtë interes, edhe pse shoh se në BDI dhe LSDM në pushtet ka forca të cilat për shkak të interesit partiak se do të kenë rezultate të mira, brenda në partitë bëjnë shtypje të ketë zgjedhje nesër. Unë deri në momentin e fundit do të loboj dhe do të bëj thirrje të mos ketë zgjedhje të paktën deri në konferencën e parë ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave”, tha Osmani sonte në emisionin “Top tema” në TV Telma, transmeton Koha.
Kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare u shpreh edhe Rilindja Demokratike e Maqedonisë e cila vlerësoi se shtetit tani nuk i nevojiten zgjedhje sepse fokusi duhet të vendoset në realizimin e reformave me qëllim të fillimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.
Për një njësi zgjedhore mundohet edhe Lidhja Demokratike sipas së cilës vetëm ashtu përbërja e Parlamentit do të jetë reale reflektim i vullnetit të qytetarëve dhe do të rritet përgjegjësia e pushtetit ekzekutiv. Lidhja Demokratike konsideron se së pari duhet të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor dhe të sigurohen parakushte të njëjta për garë politike korrekte, dhe pastaj të organizohen zgjedhjet parlamentare.
Njeriu i parë i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkovski dje deklaroi se ata janë të gatshëm përderisa së bashku me zgjedhjet presidenciale shpallen edhe zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, potencoi se organizimi i procesit zgjedhor të dyfishtë do të ketë implikime financiare, por për atë, thotë, udhëheq llogari ai i cili do t’i shpallë zgjedhjet”, përkatësisht Kuvendi.