Zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të pestat të parakohshme

38

Shkup, 14 korrik  – Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më 15 korrik për të dhjetën herë do të zgjedhin anëtarët e Parlamentit që nga pavarësia e vendit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë zgjedhjet e 23-ta në pavarësinë e vendit.

Zgjedhjet e para për deputetë në Kuvend u mbajtën në vitin 1990, të dytat në vitin 1994, të tretat në vitin 1998, të katërtat në vitin 2002, të pestat në vitin 2006, të gjashtat në vitin 2008. të shtatat në vitin 2011, të tetat në vitin 2014, ndërsa të nëntat në vitin 2016.

Krahas zgjedhjeve parlamentare, u mbajtën edhe gjashtë zgjedhje presidenciale – në vitet 1994, 1999, 2004, 2009,, 2014 dhe në vitin 2019, si dhe shtatë zgjedhje lokale – në vitet 1990, 1996, 2000, 2005, 2009, 2013 dhe 2017. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë tre herë dolën edhe në referendum, në vitin 1991, kur vendosën për shtet të pavarur, në vitin 2004 kur u deklaruan për ndarje të re të propozuar territorial dhe në vitin 2018 kur u prononcuan për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare në Maqedoni u mbajtën në nëntor të vitit 1990.

Zgjedhjet u mbajtën sipas modelit zgjedhor të shumicës. Morën pjesë 18 parti politike dhe 43 kandidatë të pavarur. Rrethi i parë u mbajt më 11 nëntor, ndërsa i dyti më 25 nëntor. Jehona e votimit në rrethin e parë ishte 84,8%, ndërsa në të dytin 76,8%.

Më së shumti vende deputetësh në përbërjen e Kuvendit prej vitit 1990 deri në vitin 1994 patën VMRO-DPMNE – 38, SKM PDP (LSDM e sotme) – 31 dhe Partia për Prosperitet Demokratik – 17.

Në Parlament morën pjesë edhe deputetë nga Lidhja e forcave reformuese të Maqedonisë, nga PSM, nga Partia e Jugosllavëve në Maqedoni, Partia e re demokratike-progresive, nga NDP, nga VMRO-Partia Popullore, nga Partia për emancipim të plotë të romëve dhe tre deputetë të pavarur. Kryetar i Kuvendit në atë periudhë ishte Stojan Andov. Kuvendi me shumicë votash e zgjodhi Kiro Gligorovin president të shtetit. Më 20 mars të vitit 1991 u zgjodh qeveria e parë eksperte e Republikës së pavarur të Maqedonisë e udhëhequr nga Nikolla Klusev. Në shtator të vitit 1992 pas votimit të mosbesimit në Kuvend, qeveria e Klusevit dha dorëheqje, ndërsa kabinet të ri qeveritar formoi Branko Cërvenkovski i LSDM-së.

Zgjedhjet e dyta parlamentare u mbajtën në tetor të vitit 1994. U zbatuan sipas modelit zgjedhor të shumicës më 16 dhe 30 tetor, njëkohësisht me zgjedhjet e para të drejptërdretjta presidenciale.

Në zgjedhjet morën pjesë 38 parti politike dhe 283 kandidatë të pavarur. Jehona në raundin e parë ishte 77,3 për qind, ndërsa në raundin e dytë 57,8 për qind.

VMRO-DPMNE dhe Partia Demokartike që atëherë udhëhiqej nga Petar Goshev e bojkotuan raundin e dytë të zgjedhjeve me konfirmimin se ka pasur parregullsi serioze në procesin zgjedhor.

Më 19 nëntor të vitit 1994 u inaugurua përbërja e re e Kuvendit. Më tepër vende për deputetë në përbërjen parlamentare 1994-1998 kishte LSDM-ja-62, PLD-ja -27, Partia për Prosperitet Demokratik 11, Partia për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve -4, Partia Popullore Demokratike -2, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, Partia për Aksion Demokratik – Rruga Islamike -1, Lidhja Demokratike e Maqedonisë -1, Partia Socialdemokratike e Maqedonisë -1, Partia për Emancipim të Përgjithshëm të Romëve – 1, Partia Socialiste e Maqedonisë – 6, ndërsa 4 deputetë ishin të pavarur. Kryetar i Kuvendit përsëri u zgjodh Stojan Andov, i cili mbeti në këtë funksion deri në mars të vitit 1996. Pasi Andovi dha dorëheqje, në këtë pozicion erdhi Tito Petkovski.

Me një konstelacion të tillë të forcave, partitë politike që ishin në pushtet deri në zgjedhjet e vitit 1994, përsëri formuan qeveri kolaicioni me në krye Branko Cërvenkovskin nga LSDM-ja.

Zgjedhjet e treta parlamentare u mbajtën në tetor dhe në nëntor të vitit 1998. U votua në dy raunde sipas parimit të shumicës së kombinuar dhe parimit proporcionial – 85 deputetë u zgjodhën me modelin e shumicës, ndërsa 35 sipas modelit proporcional. Në votime dolën 72,9 për qind nga votuesit e regjistruar.

Fitoi koalicioni “Për ndryshime” që e përbënte VMRO-DPMNE-ja dhe Alternativa Demokratike. Në Kuvend më shumë vende për deputetë kishte VMRO-DPMNE -49, LSDM-27, PPD -14, AD-13, PDSH-PKD-11, PLD-PDM-4, PSM-1 dhe Lidhja e Romëve të Maqedonisë-1.

Qeverinë e formuan VMRO-DPMNE, AD dhe PDSH, ndërsa udhëhiqej nga Lupço Georgievski. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Savo Klimovski. Në nëntor të vitit 2000, pasi AD u largua nga qeveria kryetar i Kuvendit për here të tretë u zgjodh Stojan Andov. Në maj të vitit 2001, kur filloi konflikti ushtarak, u formua qeveri e koalicionit të gjerë në të cilën hyri LSDM-ja, ndërsa u largua në nëntor të vitit 2001.

Zgjedhjet e katërta parlamentare u mbajtën më 15 shtator të vitit 2002 sipas modelit zgjedhor proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Jehona e votuesve ishte 73,4 për qind.

Merrnin pjesë 33 parti dhe koalicione, si dhe pesë lista të kandidatëve të pavarur. Fitoi koalicioni “Për Maqedoninë së bashku”, i cili kishte më shumë vende për deputetë në Kuvend -60. Koalicioni VMRO-DPMNE-PL kishte 33, BDI-16, PDSH-7, PPD-2, PDK-1 dhe PSM-1 deputet.

Kryetar i Kuvendit ishte Nikolla Popovski deri në nëntor të vitit 2003, kur pas largimit të tij në funksion si ministër u zëvendësua nga Lupço Jordanovski. Koalicioni “Për Maqedoninë së bashku” formoi qeveri të udhëhequr nga Branko Cërvenkovski. Në korrik të vitit 2003 u bë rikonstruksioni i qeverisë. Pas zgjedhjes së Cërvenkovskit për president të vendit, kryeministër u bë Hari Kostov, i cili qëndroi në krye të qeverisë deri në nëntor të vitit 2004, kur dha dorëheqje. U formua përbërje e re qeveritare, e kryesuar nga Vllado Buçkovski.

Zgjedhjet e pesta parlamentare u mbajtën më 5 korrik të vitit 2006, sipas modelit zgjedhor proporcional, në gjashtë njësi zgjedhore, si zgjedhjet parlamentare në vitin 2002. Jehona e votuesve ishte 56,5 për qind.

Për pjesëmarrje në zgjedhje u paraqitën 33 lista-kandiduese -të koalicioneve partiake, të partive politike të pavarura dhe të qytetarëve.

Fitoi opozita e kryesur nga VMRO-DPMNE-ja, e cila më vonë formoi edhe qeveri. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, fitoi 44 vende për deputetë, koalicioni “Për Maqedoninë së bashku” i kryesuar nga LDSM-ja -32, koalicioni BDI-PPD -18, PDSH-11, Partia e Re Socaildemokratike – 7, VMRO Partia Popullore – 6, Përtëritja Demokratike e Maqedonisë -1 dhe Partia për të Ardhme Evropiane 1 mandat.

Pas zgjedhjeve, mandati për formimin e kabinetit të ri qeveritar iu dha liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit, i cili më 28 gusht u zgjodh kryetar i qeverisë. Në përbërjen e saj hynë përfaqësuesit e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE, PDSH dhe PRSD. Qeveria u përkrah edhe nga PDM dhe PEI. VMRO-PP votoi për qeverinë, por nuk mori pjesë në koalicionin qeveritar.

Përbërja paralamentare në Kuvend të zgjedhur në vitin 2006 funskionoi deri më 12 prill të vitit 2008 kur parlamentarët morën vendim që të vetëshpërbëhen dhe të shpallen zgjedhje të parakohëshme parlamentare më 1 qershor.

Zgjedhjet e gjashta për deputetë në dhomën ligjvënëse u mbajtën më 1 qershor të vitit 2008 dhe ishin zgjedhjet e para të parakohshme që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë në vitin 1991. Zgjdhjet u mbajtën sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Të drejtë vote patën 1.779.116 votues, të cilët në 2976 vendvotime u deklaruan për 18 lista me 1.540 kandidatë për 120 vende deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë u mbajtën më 1 qershor të vitit 2008, pas votimit dhe shpërbërjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 12 prill të vitit 2008. Ato ishin zgjedhjet e para të parakohshme parlamentare që nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë në vitin 1991.

Ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë erdhi menjëherë pas samitit të NATO-s, i cili u mbajt në Bukuresht në vitin 2008. Nisma për zgjedhje të parakohshme ishte mbështetur nga partia në pushtet VMRO-DPMNE së bashku me partenrin e saj të koalicionit Partinë Demorkatike Shqiptare, ndërsa nga ana tjetër LSDM dhe PLD opozitare votuan kundër. Shpallja e zgjedhjeve u mundësua pas shpërbërjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 12 prill të vitit 2008.

Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2008 fitoi 63 vende të deputetëve, koalicioni “Dielli” i kryesuar nga LSDM 27, BDI 18, PDSH 11 dhe PIE – 1.

Zgjedhjet i ndoqën 464 vëzhgues të huaj dhe 5.811 vendorë, ndërsa për to raportuan krahas gazetarëve të vendit, edhe rreth gjashtëdhjetë gazetarë të akredituar nga jashtë. Pas zgjedhjeve, mandatin për formimin e Qeverisë përsëri e fitoi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Zgjedhjet e shtata parlamentare të cilat kanë qenë të dytat të parakohshme u mbajtën më 5 qershor të vitit 2011. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u zgjodhen 123 deputetë. Territori i Republikës së Maqedonisë është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën zgjidhen nga 20 deputetë, ndërsa tre deputetë për herë të parë do të zgjedhë diaspora – nga një deputet nga tre njësitë zgjedhore: Evropë dhe Afrikë, Amerikë Jugore dhe Veriore dhe Australi dhe Azi. Në zgjedhje fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, e cila pas zgjedhjeve formoi qeveri të re koalicione.

Në zgjedhjet janë parashtruar dhe pranuar 18 lista të kandidatëve, të gjitha nga parititë dhe koalicinet politike. Gjithsej, në zgjedhjet marrin pjesë 53 parti. Pprej tyre 16 paraqiten të pavarura, ndërsa 37 në koalicionet e kryesuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 53 deputetë, ndërsa gjithashtu i fitoi edhe tre vendet e deputetëve nga diaspora.

Zgjedhjet e teta të parakohshme parlamentare u mbajtën më 27 prill 2014. Ato u mbajtën në të njëjtën kohë me raundin e dytë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale. Ato ishin zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare që nga pavarësia e Maqedonisë.

Nga gjithsej 123 deputetë të zgjedhur, 120 u zgjodhën sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Tre deputetët e tjerë u zgjodhën sipas modelit të mazhorancës në një rreth zgjedhor, nga një deputet nga tre zonat elektorale në Evropë dhe Afrikë, Amerikën e Veriut dhe Jugut dhe në Australi dhe Azi.

Për këto zgjedhje janë paraqitur dhe pranuar 14 lista të kandidatëve, të gjitha nga partitë politike dhe koalicionet. Në total, 51 parti morën pjesë në zgjedhje. Nga këto, nëntë u paraqitën në mënyrë të pavarur dhe 42 në një nga koalicionet. Në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, morën pjesë 23 parti, gati gjysma e numrit të përgjithshëm të partive që morën pjesë në këto zgjedhje.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet. Opozita e udhëhequr nga LSDM i vlerësoi zgjedhjet si të parregullta dhe vendosi të bojkotojë Kuvendin. Më 19 qershor 2014, Kuvendi miratoi qeverinë e re, e cila është përsëri një koalicion midis VMRO-DPMNE dhe BDI dhe kryesohet përsëri nga Nikolla Gruevski.

Pas një bojkoti 15-mujor në 1 shtator 2015, opozita e drejtuar nga LSDM u kthye në Parlament.

Zgjedhjet e nënta parlamentare të parakohshme që nga pavarësia e Maqedonisë u mbajtën më 11 dhjetor 2016.

Për këto zgjedhje u aplikua një model proporcional me lista të mbyllura. Gjithsej 120 deputetë u zgjodhën në gjashtë njësi zgjedhore, nga 20 secila, me mandate të shpërndara sipas metodës së Dontit.

Kishte ndryshime në modelin për votimin e diasporës. Për shkak se në zgjedhjet e mëparshme, tre deputetët nga diaspora u zgjodhën me më pak vota sesa deputetët në Republikën e Maqedonisë, këtë herë diaspora votoi në vend të tre në një njësi zgjedhore (njësia zgjedhore shtatë).

Sipas listave të përcaktuara të kandidatëve për deputetë në njësitë zgjedhore 1,2,3,4,5 dhe 6, 58 lista u propozuan dhe përcaktuan me gjithsej 1,160 kandidatë për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend, ndërsa në njësinë zgjedhore 7 u propozuan dhe përcaktuan 4 lista me gjithsej 12 kandidatë për zgjedhjen e deputetëve në Kuvend. Në zgjedhje morën pjesë 5 koalicione dhe 6 parti morën pjesë në mënyrë të pavarur. Gjithsej 53 parti morën pjesë në koalicion, d.m.th në mënyrë të pavarur.

Mandatet e deputetëve u verifikuan në seancën themeluese të Kuvendit të mbajtur më 30 dhjetor të viti 2016. Më 9 janar të vitit 2017, presidenti Gjorge Ivanov i dha mandatin për të formuar një qeveri për Nikolla Gruevski, por Gruevski nuk arriti të formojë një qeveri brenda afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev arriti të formojë një shumicë parlamentare përmes koalicionit të LSDM-së me BDI-në, Besën dhe koalicionin Aleanca për Shqiptarët, pas së cilës më 27 shkurt ai paraqiti 67 nënshkrime deputetësh për Ivanovin për të marrë mandatin. Talat Xhaferi u zgjodh Kryetar i Parlamentit më 27 Prill 2017 pas 20 zgjatjeve të seancës konstitutive. Zgjedhja e Xhaferit u pasua nga një sulm nga protestuesit në ndërtesën e Parlamentit, i cili rezultoi në disa deputetë të rrahur. Zoran Zaev mori mandatin për të formuar një qeveri nga Presidenti Ivanov më 17 maj, pas deklaratës së dhënë me një garanci për ruajtjen e unitetit të shtetit. Qeveria e re e Maqedonisë u zgjodh më 31 maj, 171 ditë pas zgjedhjeve.

Më 15 korrik të këtij viti, do të mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Republikë. Këto do të jenë zgjedhjet e pesta parlamentare të parakohshme që nga pavarësia e vendit.

Në këto zgjedhje garojnë 1.578 kandidatë nga 15 koalicione dhe parti: Partia Demokratike e Shqiptarëve – PDSH, Partia Politike Demokratë, LSDM dhe Koalicioni Ne Mundemi, E Majta, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Zëri për Maqedoninë, Bashkimi Demokratik Qytetar – GDU, Integra, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, Unioni Social Demokrat- SDU, Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni – Maqedonia e Bashkuar, Partia e Punëtorëve MORO, Partia Popullore e Romëve, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Rindërtimin e Maqedonisë, Partia juaj.

Nëse zgjedhjet ishin të rregullta duhet të mbaheshin më 11 dhjetor, por partia kryesore e opozitës VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga Kristijan Mickoski, që nga vjeshta e vitit 2019 insistoi të mbaheshin para kohe. Zaev, nga ana tjetër, së pari mendoi se zgjedhjet duhet të jenë të rregullta, duke vlerësuar se periudha para datës së rregullt të zgjedhjeve është “ekonomikisht e vlefshme për të gjithë transformimin”.

Vendimtar për vendimin për zgjedhjet e parakohshme ishte takimi i Këshillit Evropian i mbajtur në 17 dhe 18 tetor, kur vendet anëtare të BE-së nuk caktuan një datë për bisedimet e pranimit për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Dy ditë më vonë, u mbajt takim i liderëve të partive politike parlamentare të Maqedonisë së bashku me presidentin Stevo Pendarovski, në të cilin u vendos që të mbahen zgjedhje të parakohshme në 12 Prill të vitit 2020.

Qeveria teknike që do të zhvillojë zgjedhjet u zgjodh më 3 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve, sipas Marrëveshjes dë Përzhinës dhe ajo drejtohet nga Oliver Spasovski. Megjithëse ishte planifikuar që Kuvendi të shpërndahej 60 ditë para zgjedhjeve, kjo ndodhi më 16 shkurt. Në periudhën e zgjedhjeve të parakohshme, Maqedonia e Veriut u godit nga pandemia globale e koronavirusit, për shkak të së cilës u shtynë zgjedhjet. Pas disa javësh marrëveshjesh politike, u vendos që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik 2020. Për herë të parë në këto zgjedhje, votimi do të zhvillohet për tre ditë dhe vendvotimet do të jenë të hapura dy orë më gjatë se më parë, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 21:00. (koha.mk)