Vjenë, 29 shtator – Rreth 6,4 milionë austriakë sot do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura pasi u votua mocion i mosbesimit të Parlamentit austriak, për herë të parë në historinë e pas luftës.
Para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian u publikua aferë lidhur me video xhirimet prej dy vitesh në të cilat Lideri i Partisë Liberale të Austrisë (FPO), Hajnc Kristijan Shtrahe, pretendohet se një të afërmi të një miliarderi rus i ka ofruar funksione shtetërore për përkrahen financiare të partisë së tij, gjë që solli edhe prishjen e koalicionit me Partinë Popullore (OVP) të kancelarit të atëhershëm Sebastian Kurc.
Kurc vendosi që ta ndërpresë koalicionin me Liberalët dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme, por deri për votimin u përpoq që të udhëheqë me formimin e një qeverie eksperte, e cila zgjati vetëm disa ditë, sepse partitë opozitare në Kuvend votuan mocionin e mosbesimit.
Qytetarët sot do të zgjedhin 183 deputetë, ndërsa listat partiake do të shpërndajnë mandatet sipas parimeve rajonale, provinciale dhe republikane, për të cilat vlen pragu prej katër për qind.