Shkup, 7 tetor – Zgjedhje të parakohshme me formim të qeverisë së Përzhinës dhe prokuror publik me propozim të opozitës ose refuzim të Marrëveshjes dhe zgjedhje, pas të cilave do të zgjidhet prokurori publik me konsensus të të gjithë partive politike, janë dy opsionet që lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski i ofroi në konferencën e sotme për shtyp në selinë e partisë për, siç tha, doli nga kriza politike në vend. “Maqedonia po hyn në krizë të re politike. Zgjidhja në tryezë është katastrofike dhe e papranueshme, si për VMRO-DPMNE-në, ashtu edhe për shumicën e qytetarëve. Marrëveshja nuk kalon sepse VMRO-DPMNE-ja çon inat, por pushteti duhet të dijë se populli nuk e pranon. Një krizë e re do ta shkatërrojë ekonominë”, tha Mickoski.
Theksoi se marrëveshja është arritur pa konsensus dhe me premtim të diçkaje që LSDM-ja nuk mund ta përmbush as për qytetarët e as për partnerët ndërkombëtarë. “Ka dy opsione. I pari janë zgjedhjet, të cilat Zoran Zaev i paralajmëroi dhe VMRO-DPMNE i pranoi. Që të ndodhë kjo duhet të ketë qeveri teknike. Nevojitet të krijohet atmosferë e kushteve korrekte dhe të zgjidhet prokuror publik me propozim të opozitës. Opsioni i dytë është që Zoran Zaev menjëherë të heq dorë nga Marrëveshja dhe menjëherë në zgjedhje, pastaj populli të vendosë. VMRO-DPMNE-ja pas zgjedhjeve menjëherë do të mbështesë krijim të institucionit të ri për ndjekje të krimit, i udhëhequr nga prokuror publik i arritur me konsensus nga të gjithë partitë”, deklaroi Mickoski.
I pyetur që të komentojë rreth aktvendimit të konfirmuar nga Gjykata e Apelit për ish-kryeministrin Gruevski dhe gjoja tregtimin me votat e deputetëve për liri të tij, Mickoski tha se vetë fakti që dikush mendon se qeveria e Zoran Zaevit tregton me drejtësinë, flet për atë se në çfarë ambienti dhe shoqëri jetojmë. Mickoski tha se është joparimore dhe nuk do të donte të besojë se dikush mendon të tregtojë për diçka për çka qytetarët qartë u prononcuan më 30 shtator pa dallim se nëse ata janë deputetë të VMRO-DPMNE-së ose LSDM-së. I pyetur, çka nëse pushteti insiston për zgjedhje me afate të shkurtuara dhe se nëse VMRO-DPMNE-ja do të marrë në zgjedhje të tilla, Mickoski tha se ajo që pushteti dëshiron zgjedhje të shpejta flet se cila është dëshira e këtij pushteti që të mbetet dhe vazhdojë ta grabisë popullin, shkurt thënë se është e domosdoshme formim i qeverisë së Përzhinës.