Banorët e Turkmenistanit sot zgjedhin president të shtetit. Votimi po zhvillohet në 2.578 vendvotime në vend dhe në 39 misione diplomatike në vendet e huaja. Për funksionin pretendojnë nëntë kandidatë, prej të cilëve tre, për herë të parë në historinë e Turkmenistanin bashkëkohor, janë propozuar nga parti politike. Presidenti aktual Gurbanguli Berdimuhamedov e përfaqëson Partinë Demokratike dhe askush nuk dyshon se ai do të rizgjedhet. Zgjedhjet janë vëzhguar nga përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, OSBE-së, Organizatës së Shangait për bashkëpunim, Organizatës për bashkëpunim islamik, nga Kina, SHBA-ja, Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Irani, India dhe Pakistani.